BallinaKronikeAutori i masakrës së Lushnjës/ Kapet pas 6 vitesh në kërkim Laert...

Autori i masakrës së Lushnjës/ Kapet pas 6 vitesh në kërkim Laert Haxhiu

Laert Haxhiu, një nga autorët e masakrës së Lushnjës më 11 shtator të vitit 2017, u arrestua në Janinë 6 vite pas krimit të rëndë ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

I riu mbante dokumente të falsifikuara, ku prezantohej me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. 31-vjeçari, i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjës, për masakrën, do të ekstradohet drejt vendit tonë. Ai kreu vrasjet në bashkëpunim me Orges Bilbilin, i dënuar me burgim të përjetshëm. Objektivi i tyre ishte nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Ai u vu në pranga në Tiranë gjatë periudhës së izolimit gjatë pandemisë së COVID, pas përplasjes me efektivët që kryenin kontrollin në territor.

Arrestimi i Orges Bilbilit u bë në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, ku efektivi i “Shqiponjave”, i ka kërkuar lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit. Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular