BallinaKulture“DO TË DUA SI…”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë...

“DO TË DUA SI…”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Stuhi yjesh”

spot_img
spot_img

Sot po sjellim nje tjeter cikel me poezi te Tomor Kotares nga libri “Stuhi Yjesh”.
PA ADRESË
Shpresa e besimi, kanë ikur pa adresë
Më thanë se po shkojnë drejt ferrit
Ëndrrat si kristale, më thyhen nën kresë
Trupin ma godasin, kamxhikë si t`Hitlerit
Pa adresë ka iku qytetërimi, pa nam e nishan
Mbuluar ka harresa, betimin e Kostandinit
Njeriu i shprishur, mbretëron dynjanë
Nuk gjen usta gjëkundi, veç Nastradinit
Pa adresë kanë shkuar luanët e pyllit
As ujqër gjëkundi nuk po duken më
Si varrezë pa emër, nën dritën e një ylli
Mbreti i pyllit, ka mbetur pa zë
Pa adresë bylbyli, s`lajmëron pranverën
Dallandyshe e shpresës pa kohë shtegëton

Adresari  qytetit, na ka mbyllur derën
Me adresë të humbur, nuk di se nga shkon…

PAZAR ME RËRËN

Kam ardhur shpesh tek ti

E kurrë s`të kam pyetur

Si munden me ty të bëjë pazar?

Ti nuk je plaçkë

Je dhuratë zoti

Nuk je ugar.

Ti nuk je mall për peshkatarë

Të hedhin rrjetat

E t`çojnë n`pazar

S`je grurë, misër a tërshërë

T`mbushin hambarë

E t`shesin për farë.

Ah moj rërë,

T`ka gjetur i madh zarar

Rob të kanë zënë bregdet shqiptar

N`ankand të nxjerrin
Behar më behar.

FJALË E ZEMËR

Fjalë e zemër, zemër e fjalë

Fjalë me peshë

E një lloji të rrallë

Fjalë e zemër, zemër e fjalë

Të njëjtën melodi

E luajnë sa më rrallë

Fjalë e zemër, zemër e fjalë

Të dyja në një mëndje

Ndodh të gjenden rrallë

Fjalë e zemër, zemër e fjalë

Në bëhen bashkë

Shembin malë!

Fjalë e zemër, zemër e fjalë

Hoje mjalti

I rrallë nektar!

DITA BOTËRORE E POEZISË

Urime Poet!

Sot, në ditën e poezisë

Ty që shpirtin s`e ke kurrë në paqe

Vajton hallet e vegjëlisë

E vet i varur në urën pa harqe.

Urime Poet!

Ty, me shpirtin e gjërë lëndinë

Ty, që vallëzon e fluturon me erën

Ty, që puth rreze në suferinë

Ty që stuhishëm puth pranverën.

Urime Poet!

Ty, largpamësit në çdo varg

Ty, që lotët ke pasuri të çmuar

I mbledh pikë – pikë i bën dallgë

Melhem i derdh mbi shpirtrat plagë.

Urime Poet!

Sot,

Në ditën e poezisë.

BRIGJEVE TË FATIT

Brigjeve të fatit

Shtegtonim të dy
Lumenjëve përflakur
Rrëmbeheshim me sy.

Gurëzat e zallit
Si gjerdan i artë
Me ashklat e shpirtit
Ndezëm t`madhen flakë.

Flaka mori krahë

Drejt qiellit u nis

Në gjirin e hënës

U kthy në fildish.

Brigjeve të fatit ,
Shtegtonim të dy,

Yjet hidhnin valle

Përmbi tëndin sy.

PRESIM DIELLIN

Rrrësirë,

Suferinë,
Diku ngrin

E diku shkrin
Shkallmuar deri në placë
Kallkan shpresë e fukarasë.

Presim Diellin që të dalë

Njëlloj del, në fushë e mal

Njëlloj kodrës a në pllajë

Gjithë botës skaj më skaj.

Do ta shpallim perandor

S`ka as ligj, as nen në dorë

Miq e pare, s`di të hajë

Hatrin, askujt s`di t`ia mbajë.

KURTHE TË VEGJËL

Cili burrë,

Puthi një grua

E shpirtin nuk ia treti

Kush nga ju

Hëngri një ftua

E në fyt njëherë s`i mbeti?

Cila grua

Shkoi në krua

E një shtamë nuk e theu

Cila vajzë u dashurua

Dhe prindërit nuk i gënjeu?

Kush nga ju

Pati një ëndërr

Me zjarr zemre s`e ushqeu?

MALL XHEVAHIR

Kollë e thatë

Si ortek i stërmadh
Zhurmon në dhomë

M`u kujtua kollitja e gjyshit, në këtë orë të vonë.

Shtërngoj nofullat

Të mos e zgjoj tim bir

Eh ç`mu kujtove sonte, kollë e gjyshit të mirë.

Përzjehet

Me djegien e gjoksit

Ky mall xhevahir…

A thua,

Po plakem?

EMRI IM

Kur linda,

Për fat,

Babai më zgjodhi,

Emrin e një mali të lartë.

Tomorr!

TOMORR,

Ia pagëzoi emrin djalit

Ndoshta deshi, që t`i ngjaja malit.

Hije i ka një djali

Të jetë i lartë e i fortë si mali.

Nuk di në u plotësua profecia…

DO TË DUA SI…

Do të dua,

Si kumbullën
në baçe
Si ftoin në brinjë
Si mollën në krye të arës
Si tokën e bujkut
E ajkën e farës.

Do të dua si lulet pranverën
Si vjeshta gjethen

Si gjethi erën
Si dimri cungun

Si dega gjethin
Si rrënja trungun.

Do të dua si era shiun
Si bimët dritën
Si malet borën

Si ujvara rrëpirën
Si poeti Metaforën.

Do të dua,

Si vajza, të shenjtën,

Kurorën!

Do të dua,
Do të më duash,

Me hir e me pahir,
Për ashti kapur

Prej zemrash lidhur
Si me zinxhir.

Do ta dua qënien tënde
E ti timen me gjithë shpirt
Që kur të njoha
Shpirti m`u bekua
Errësirat e jetës m`u bënë dritë.

Do të më duash ! E do të të dua

Kështu paska qenë e thënë

As Unë bëj dot pa ty

As Ti, bën dot pa mua

Ecim me të njëjtin hap

Zemrat tona,

Rrahin me të njëjtin ritëm

E shtrenjta ime

GRUA!

VITI I RI

A thua jeta është vetëm një natë?

A thua bota është vetëm një hartë?

A thua nata është ca fishekzjarre?

Në qiellin me halle?

Shkon një vit, një tjetër në mbërritje

Dikush qau, e dikush buzëqeshi

Dikush leckosur e rreckosur

Dikush, veshje firmato veshi.

Rrotullohem rreth tryezës si sonambul

Ç`urim ti jap botës këtë natë

I pafuqi, lëshoj gotën me verë të kuqe

Njerëz kudoqofshi! Gëzuar e shumë fat!

DASHURI

Fluturon shpirti im

Në pista akulli
Shkrin oqeani i ngrirë
Dashuri prej ylli polar!

Para teje,
Himalajat zvogëlohen e dashur
Ndjenja farkëton lidhjen me ty
Është dashuri në Liri!

Dashuria ime!

Oqeane lotësh të derdhen në sy
Treten dhimbjet mes dëshpërimit

Saharaja, shuan etjen aty.

Ngrohma zemrën buzëkuqe tërfili
Dashuria jonë

Është këngë e pakënduar

Nuk është vaj bilbili…

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular