BallinaKryesoreBasha: Tërheqja ishte vendimi i duhur. Sprova e lidershipit, të vendosesh interesat...

Basha: Tërheqja ishte vendimi i duhur. Sprova e lidershipit, të vendosesh interesat e partisë mbi ato personale

Basha: Tërheqja ishte vendimi i duhur. Sprova e lidershipit, te vendosesh interesat e partise mbi ato personale

Sprova e lidershipit eshte , kur gjerat jane keq, a sakrifikon veten apo te tjeret. Eshte lidership i rreme ai qe sakrifikon te tjeret per interesat e veta.

Brenda familjes sonë nisi një luftë, për interesa personale që dëmtonte interesat e demokratëve e shqiptarëve. Në një moment, ajo që kam bërë është të marr vendimin të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte e ti jepja shans një paqëtimi në radhët tona, ndryshe i vetmi që përfitonte ishte kundërshtari ynë. Një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshit, brezi juaj nuk e di, është diktaturë. Brenda një viti ajo që shpresova nuk ndodhi dhe gjërat shkuan më keq. Prisja tërheqje nga pala tjetër e kjo nuk ndodhi. nuk jam pishman për vendimin e marrë sepse një nga detyrimet kryesore, sprova e lidershipit është që në momentet të tilla të vështira të zgjedhin interesin tënd apo atë të njerëzve. Vendimin e mora për të kërkuar reflektim nga ata që e sollën punën deri këtu, kjo nuk ndodhi gjërat janë më keq, 14 maji është provë për këtë. Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular