BallinaKryesoreE vetmja zgjidhje për Partinë Demokratike

E vetmja zgjidhje për Partinë Demokratike

Nga Red Varaku
Rezultati i 14 majit provoi që rruga e vetme për çmontimin e këtij regjimi është rruga e propozuar nga SHBA menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kjo sepse rrugët e tjera do të prodhonin të njëjtin rezultat, gjë që po e shikojmë edhe pas këtyre zgjedhjeve, ku opozita gjendet sërish në të njëjtin udhëkryq, por kësaj herë edhe shumë afër asgjësimit.

Pra, formula e propozuar nga SHBA, shtyllat kryesore të të cilës janë distancimi i qartë nga korrupsioni dhe një reformë e thellë kushtetuese, mbetet e vetmja formulë për prishjen e paktit të zi të 2008 dhe zhbllokimin e sistemit politik në Shqipëri.

Akuzat e SHBA-ve për kryeministrin shqiptar tek afera Mcgonical , të cilin e akuzojnë si të përfshirë në korrupsion dhe minues të demokracisë përmes goditjes së liderit të opozitës , një vit e gjysëm pas propozimit të formulës për zhbllokimin e sistemit politik në Shqipëri, janë një provë se SHBA-të kanë pasur dhe kanë një strategji reale për rrëzimin e tij.

Strategji që synon të asgjësojë paktin e zi të 2008 që prodhoi ndryshimet kushtetuese , ndryshime që kapën sistemin dhe e kthyen në pronë të tre personave. Strategji që synonte të rikthente demokracinë përfaqësuese në Shqipëri.

Thënë kjo pas 14 majit të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka shërbyer refuzimi i formulës Amerikane për zgjidhjen e krizës së demokracisë në Shqipëri .

Thënë kjo të gjithë e kanë të qartë se kujt i ka shërbyer “ lufta civile” brenda PD dhe të gjithë e kanë të qartë që zjarri që ndezi Sali Berisha i shërbeu vetëm djegies së një mundësie të artë për rikthimin e demokratëve në pushtet njëjtë si në 1992.

Kjo është kështu dhe nuk ka dyshim se çdo shmangie nga kjo e vërtetë nuk është gjë tjetër vetëm se një shërbim i jashtëzakonshëm për Edi Ramën.

Është koha që demokratët të marrin fatin e tyre në dorë dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes që ofron aleati më i rëndësishëm i PD dhe të djathtës, sepse PD mbetet e vetmja parti që mund ta rrëzojë këtë regjim dhe e vetmja parti që mund të jetë një alternativë serioze qeverisëse për shqiptarët.

Përndryshe të gjitha “pjesët” që dikur përbënin PD, me kalimin e kohës do të shndërrohen në parti satelitore, të pafuqishme për ta përmbysur këtë regjim, identik si në Beograd.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular