BallinaSportFOTO+VIDEO/ Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli...

FOTO+VIDEO/ Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar propozon për martesë partneren në mesin e fushës

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin.

Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.  

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit. 

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular