BallinaEkonomiBledar Shella rizgjidhet Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqata Shqiptare të Bankave...

Bledar Shella rizgjidhet Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB). Ja anëtarët e rinj…

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), njofton se per rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj
Njoftimi Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB)
AAB ka kënaqësinë të njoftojë rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.
Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka kënaqësinë të mirëpresë anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.
Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:
 Z. Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Bank Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
 Z. Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i BKT – Banka Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
 Z. Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
 Z. Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i American Bank of Investmentsents – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
 Znj. Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank Albania – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.
AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB.
🔹 AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular