Operacioni i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të hëne nga autoritetet italiane, gjermane e belge ka çuar në arrestimin e disa trafikantëve shqiptarë të përfshirë në një megatrafik droge në Europë, si dhe bashkëpunimin e tyre me klanet e mafias kalabreze, “Ndrangheta”.
Konkretisht mësohet se ndër se ndër 25 urdhër-arrestet e lëshuara me urdhër të Prokurorisë Italiane, shumica janë shqiptarë me banim në Belgjikë, e mes tyre rezulton se është dhe emri shqiptarit Fisnik Smajlaj, i shpallur në kërkim prej vitit 2008.
Emri i tij është përfshirë dhe në fazën e parë të këtij operacioni ekzekutuar më 2015-n.
Operacioni i koduar “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende te Bashkimit Europian.
Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët investigative e përbërë nga autoritetet italiane, gjermane e belge e nën koordinimin e Eurojust. 25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimin akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Armëmbajtje pa leje, etj. Njëherësh gjatë mëngjesit të sotëm është ekzekutuar dhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro, ndaj personave të vënë nën masë ndalimi.
Gjatë paradites së sotme Kryeprokurori i Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri do të mbajë një konferencë për mediat ku do të zbardh detajet e këtij operacioni.
Operacioni “Gentelman2” është vazhdim i operacionit “Gentelman” ekzekutuar më 2015, i cili coi në shkatërrimin e një trafiku droge përmes Amerikës së Jugut, Hollandës, Shqipërisë e Italisë.
Në dy vite investigim antimafia italiane zbardhi së ishte trafikuar rreth 3 tonë drogë, kokainë e heroinë e cilësisë mjaft të pastër, në vlerë mbi 45 milionë euro.
Nga operacioni “Gentleman” u sekuestruan gjithashtu 10 armë automatike e modelit kallashnikovë, 2 mitralozë “Scorpion”, 9 pistoleta “Parabellum”.
Po ashtu u ekzekutua masa ndalimi ndaj 33 persona mes të cilëve shqiptarët:
Gazmend Alliu, 37 vjeç;
Ledio Hajdini, 24 vjeç;
Dilaver Hajdini, 33 vjeç;
Zigur Hametaj, 27 vjeç;
Zamir Oruçi, 36 vjec;
Klodja Paza 36 vjeç;
Fisnik Smajlaj, 41 vjeç;
Ilir Ulqinaku 39 vjeç;
dhe Arben Zela, 32 vjeç