Zëvendëskryeministri i parë në Kosovë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka publikuar të enjten disa dokumente të Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Zëvendëskryeministri Bislimi ka shkruar në Facebook se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar ndërkombëtarët për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës”, shkruan Bislimi.