Zhoze Murinjo do të mbetet trajneri i Romës deri në vitin 2026. Mediat italiane bëjnë me dije se klubi dhe trajneri portugez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2024.
Murinjo hedh poshtë në këtë mënyrën mundësitë për të lëvizur pavarësisht se emri i tij është lakuar shpesh herë nëpër klube të ndryshme në Europë. Dy finalet europiane dhe për më tepër njëra me trofe, duket se e kanë bindur stafin drejtues të Romës për t’i rinovuar kontratën. Në fakt edhe vetë Murinjo e dha një mesazh për të ardhmen e tij, kur në ndeshjen e fundit të kampionatit shkoi të përshëndeste të gjithë tifozët duke i siguruar se do të qëndronte në Romë. Këtë sezon, Roma nuk arriti të merrte më shumë se një kualifikim në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm. PANORAMASPORT.AL