BallinaSport“Unë dhe Silvinjo, miq përtej rivalitetit”, Zabaleta tregon aventurën shqiptare: Skuadra na...

“Unë dhe Silvinjo, miq përtej rivalitetit”, Zabaleta tregon aventurën shqiptare: Skuadra na ka dhënë besim

Pablo Zabaleta është kthyer këto ditë në Spanjë, ku po merr pjesë në turneun e Kings League me skuadrën e Serxhio Agueros. Një prani në turneun e futbollit të sallës të organizuar nga Zherard Pike që e ka kthyer në vëmendje edhe të mediave atje, të interesuara të mësojnë për aventurën e re të argjentinasit në Shqipëri.

Në një intervistë të dhënë për “Cadena Cope”, Zabaleta ka treguar se si është kjo eksperiencë në Shqipëri, duke folur me bindje se kuqezinjtë kanë shanse për kualifikimin në Europian, teksa ka treguar më pas edhe se si përfundoi përkrah Silvinjos në stolin e Kombëtares.

“Në dy ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe morëm 6 pikët që na mundësojnë që të bashkohemi me pjesën e sipërme të klasifikimit të grupit. Tani në shtator vijën ndeshjet me Republikën Çeke dhe Poloninë, dy ekipet të cila në teori janë kandidatët për t’u kualifikuar më tej. Por ekipi konkurroi shumë mirë dhe mënyra si u paraqit, na dha besimin se do të vijnë gjëra pozitive”, tha filimishte ai.

I ngacmuar për rivalitetin mes brazilianëve dhe argjentinasve dhe si përfundoi përkrah Silvinjos, Zabaleta zbuloi se mes tyre kishte shumë miqësi.

“Ne kaluam përtej rivalitetit. Koinciduam të dy në një vit bashkë te Mançester Siti, ishte viti im i dytë atje dhe banonim shumë afër. Kam krijuar një miqësi shumë të madhe me të. Për ata që e njohin Silvinjon, e dinë që është një njeri i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm. Edhe pasi u largua nga Siti, ne mbetem në kontakt.

Pasi i bënë propozimin nga Shqipëria, më telefonoi dhe më tha nëse kisha dëshirë që të merrja pjesë në këtë aventurë të re. Unë kisha dëshirë që të filloja me të dhe të mësoja nga ai pasi ai kishte kaluar një aventurë të rëndësishme në stafin e Brazilit apo me klube si Lioni e Korinthians”, tregoi Zbaleta se si pranoi ofertën për t’u bërë pjesë e stadit të Kombëtares shqiptare.PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular