Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për “BalkanWeb” bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës dhe Alfred Karajt, teksa ishin bërë disa denoncime në polici dhe protesta për guroren që po iu shkaktonte dëme në banesë për shkak të shpërthimeve me eksploziv.
Nga mesazhi shihet qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Karaj i bënte fisit Maja.
“Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, thuhet ndër të tjera.
Ndërkohë “BalkanWeb” ka siguruar dhe pamjet nga protesta e banorëve më 2 maj para komisariatit Fushë-Krujë, teksa ata thanë se ishin kërcënuar nga policia për të mos denoncuar