BallinaSportShqipëri-Poloni, ja çmimet e biletave në shitje/ Një sektor rezulton i “mbyllur”

Shqipëri-Poloni, ja çmimet e biletave në shitje/ Një sektor rezulton i “mbyllur”

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Poloni që mund të jetë vendimtare për fatet e ekipit kuqezi në grupin eleminator të Euro 2024.

FSHF bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të presin biletën në faqen “ebileta.al”.

Sipas postimit të publikuar nga institucioni më i lartë i futbollit shqiptar që organizon edhe sfidën eleminatore, çmimet variojnë nga 2 mijë lekë të reja në sektorët S dhe N pas portave e për të vijuar me 2500 në sektorët S, N, E, 4 mijë në sektorin E dhe sërish në sektorët E mund të gjenden bileta me vlerë 6 mijë lekë. Ndërsa sektori i tribunës nuk ka dalë në shitje.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të luhet në datën 10 shtator në orën 20:45. Kjo sfidë do të pasojë atë të datës 7 korrik në transfertëbn e vështirë të Republikës Çeke që kryeson momentalisht grupin me 7 pikë, 1 më shumë se Shqipëria, ndërsa Polonia mban vendin e katërt me vetëm 3 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular