BallinaSportShkëlqimi i Ballkanit në Champions, Ilir Daja i impresionuar: Këta djem nuk...

Shkëlqimi i Ballkanit në Champions, Ilir Daja i impresionuar: Këta djem nuk dorëzohet kurrë dhe japin shpirtin në fushë

Ballkani i Ilir Dajës, arriti një fitore madhështore në Prishtinë ndaj Ludogoretsit, kampionëve të Bullgarisë, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Një sukses i rëndësishëm ky për skuadrën nga Suhareka, që tashmë i lind për detyrë të menaxhojë këtë avantazh prej 2 golash.  

Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Ilir Daja, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, ndër të tjera deklaroi:   “Kemi luajtur një pjesë të parë perfekte. Skuadra kundërshtare nuk kishte asnjë shans. Kemi bërë mirë edhe me qarkullimin e topit. Me pesë ndërrimet e tyre ramë pak fizikisht. Por këta djem nuk dorëzohen kurrë. Kanë karakter. E thash në mënyrë figurative që e japin shpirtin në fushë. Dhe kjo ndodhi. Nuk është e pakët që në 70 për qind të kohës të jesh mbi kundërshtarin, duke ditur se çfarë kundërshtari kishim përballë.  Vjet shumica e lojtarëve kanë luajtur për herë të parë në Champions dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe. Me Zhalgirisin na ka munguar vetëm fati. Pasi kemi pasur raste më shumë se në ndeshjet e kampionatit. Por ky është futbolli. Sot ishim efikas. Kemi pasur edhe raste tjera për të ngritur rezultatin. Jemi të kënaqur me lojën dhe me rezultatin.  Duhet të bëjmë edhe më mirë se në fushën tonë. Kemi përballë ekip me kualitet. Nuk do të shkojmë për të mbrojtur rezultatin. Kemi bërë gjysmë hapi, por nuk kemi bërë ende asgjë. Nuk ka rëndësi rezultati pas 90 minutave, por pas 180 minutave”, ka thënë Daja.  PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular