Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar sot me urgjencë draftin e qeverisë për legalizimin e kanabisit, teksa opozita nuk ishte e pranishme.
Sipas BW teksa në Kuvend debatohej për arrestimin e Ahmetajt, në një nga sallat e katit të dytë të Kuvendit, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka thirrur mbledhjen e Komisionit dhe në rend të ditur ishte drafti i Qeverisë për legalizimin e kanabisit. Mësohet se deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në sallë, teksa të ata thanë se nuk janë njoftuar nga administrata e Kuvendit.
Në përfundim të mbledhjes së shkurtër, kur Bushka e ka hedhur në votim projektligjin, dy deputetët Xhafaj dhe Majko nuk kanë votuar pro si pjesa tjetër e grupit, por kanë abstenuar.