BallinaAktualitetRrahja mes deputetëve të Kosovës, Mark Marku: Këto metoda në Kuvend i...

Rrahja mes deputetëve të Kosovës, Mark Marku: Këto metoda në Kuvend i futi Albin Kurti i pari

spot_img
spot_img

Analisti, Mark Marku thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka futur metodat e dhunës në Parlamentin e Kosovës.

I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Marku thotë se politikanët shqiptarë nuk duhet ta kalojnë “kufirin” pasi ç’do të mbjellësh do të korrësh. Marku shprehet se kjo që ndodhi ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Kosovës.

Mark Marku: Albin Kurti i ka futur këto metoda në Parlamentin e Kosovës. Çfarë do të mbjellësh, do të korrësh. Disa politika shqiptare duhet t’i kenë parasysh disa kufij. Kjo që po ndodh ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Kosovës. Kur kalohet njëherë kufiri, mund të kalohet 100 herë. Nuk lejohet që ushtritë romake të kalonin një kufi që i afrohej Romës sepse merrej si një kërcënim. Po të kalosh, plasi lufta civile. Politikatët tanë mos ta kalojnë këtë vijë.

Sjellim në vëmendje se gjatë ditës së sotme, një veprim i deputetit opozitar të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku u bë shkak për një përleshje të madhe mes deputetëve të opozitës dhe atyre të Vetëvendosjes në qeveri. Përplasja fizike nisi kur zv/kryeministri Besnik Bislimi grisi nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, një poster me hundë pinoku të kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte duke mbajtur fjalën. Kjo bëri që Lushtaku të hidhte ujë drejt Bislimit dhe Kurtit. Për të ulur tensionet u desh edhe ndërhyrja e stafit të sigurisë së Kuvendit e madje edhe ndërprerja për disa minuta e diskutimeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular