Tirana e ka nisur me barazim aventurën në Conference League, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Air Albania” ndaj Dinamos së Batumit, në ndeshjen e parë të turit të parë. Lushkja ishte heroi i skuadrës shqiptare, pasi i dha barazimin ekipit të tij pas golit në limite Në minutën e 20-të, një goditje nga distanca e Hoxhallarit vendosi në provë portierin Anton Chichkan. Pak më pas, Hasani provoi me kokë, por nuk u kordinua siç duhet, me topin që shkoi mbi portë. Bardheblutë mund të festonin pas gjysmë ore lojë pas një aksioni perfekt, por finalizimi i Latifit la shumë për të dëshiruar. Gjuajtja e 29-vjeçarit nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë. Gjerogjianët ndëshkuan skuadrën e Orges Shehit në minutën e 67-të, kur Bidzinashvili I. dërgoi një top në zonë nga krahët, me Flamarion që e kishte lojë fëmijësh të shënonte.