BallinaSportSkandal në Maqedoninë e Veriut/ Veshi fanellën e skuadrës shqiptare, tifozët e...

Skandal në Maqedoninë e Veriut/ Veshi fanellën e skuadrës shqiptare, tifozët e Vardarit dhunojnë futbollistin 33-vjeçar

Një skenë skandaloze është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për skuadrën e Vardarit që sezonin e ri do të rikthehet të militojë në elitën e futbollit vendas. Së fundmi mediat maqedonase dhe ato kosovare, bëjnë me dije se mbrojtësi 33-vjeçar, Vlladica Brdarovski është sulmuar në stërvitjen e fundit nga ana e tifozëve “Komitët”.
Sipas asaj që mësohet, kapoja i ultrasve të Vardarit është futur në stërvitjen e futbollistëve dhe ka goditur Brdarovskin për shkak se sezonin e fundit, mbrojtësi i djathtë veshi fanellën e Shkupit. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët e Vardarit, që rikthimin e mbrojtësit e kanë pritur me dhunë. Kujtojmë që Brdarovski, ka qenë një emër shumë i lakuar edhe në futbollin shqiptar disa sezone më parë ishte pranë akordit me Partizanin. Mbrojtësi gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dritës në Kosovë.  PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular