BallinaAktualitetPasaportat dhe ID-të, nga 1 gushti, do të prodhohen nga shteti! 26...

Pasaportat dhe ID-të, nga 1 gushti, do të prodhohen nga shteti! 26 korriku, afati i fundit i…..

Ajo që u lajmërua që në prill të këtij viti tashmë është bërë realitet: mjetet e identifikimit nuk do të nxirren më nga kompania “Aleat”.

Të dhënat janë bërë zyrtare nga Ministria e Brendshme ditën e djeshme, ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë edhe për mekanizmin se si do të operojë kompania shtetërore, drejtuesen e së cilës e kanë sjellë nga Gjermania për të qenë në krye të kësaj pune. Fillimisht, nuk bëhet me dije nëse do të rriten çmimet si për kartat e identitetit ashtu edhe për pasaportat biometrike, që do të dalin prej aty, por Ministria njoftoi se tashmë kuponët që janë marrë më herët nuk mund të përdorën më që nga data 1 gusht

Njoftimi

Duke nisur nga data 1 gusht 2023, kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, duke kaluar kështu nga koncensionari “ALEAT” që prodhonte nga viti 2009, kur për herë të parë u linçuan dokumentet biometrike, te një shoqëri aksionarë të krijuar së fundmi. Kontrata me kompaninë franceze “Idemia” që në Shqipëri njihet si “ALEAT” përfundon më 31 korrik, 15 vite pas nënshkrimit të saj në vitin 2008. Të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë këto ditë pa vonesa për t’u pajisur me dokumente duhet të nguten deri në datën 26 korrik, pasi në data 27 deri më 31 korrik nuk do të jetë e mundur, për shkak të kalimit të detajeve të fundit të ndryshimit të dy kompanive. Gjithçka të jetë e njëjtë, vendet e aplikimit, por edhe Posta Shqiptare për blerjen e kuponëve të rinj me logon “IdentiTek”, me të cilën nga data 1 gusht nis puna, jo vetëm brenda vendit, por edhe në zyrat e aplikimeve jashtë Shqipërisë.

Mësohet se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15-ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.

Sipas të dhënave mësohet se logoja zyrtare e kompanisë “IdentiTek”, do të ketë në bazën e saj simbolin e shqiponjës, por të integruar në një chip elektronik, një shëmbëlltyrë e vetë misionit të kompanisë.

Drejtuese e “IdentiTek” do të jetë Loina Prifti, e cila prej vitesh ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35- vjeçarja, deri më tani, ka punuar në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Munihut dhe është marrë me inteligjencën artificiale, bën me dije Ministria e Brendshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular