Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë/ Deri tani janë numëruar 37 kuti, ja kush kryeson! Pjesëmarrja me lartë se në 14 maj

0
422

Ditën e djeshme në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme

Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.

Ajo që ishte risi e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në krahasim me 14 majin.

Po si është rezultati deri  tani?

Sipas rezultateve të përpunuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani janë numëruar 37  qendra votimi nga 54 që janë në total.

Në 37  kutitë e numëruara kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla ka marrë 3850 vota  ose 54.92%, ndërsa rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3160 vota ose 45.08%.