Në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje 70 të moshuar.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani, të cilë janë pjesë e listave që raportohet se kanë marrë shërbimin check-up.
Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020.
Të moshuarit do të pyeten veçmas dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve të BKH se sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë bërë atë.