Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar nga strukturat e partisë 40 vjeçarin, Besnik Mujaecin, i cili së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur Alim Rama, anëtar i kryesisë nga LVV-ja, i cilinë një reagim ne Facebook shkruan se “Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE!” në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”.
“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast.
Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar ai.
Si ra në kurthin e agjentëve të infiltruar së bashku me 4 të tjerë
Besnik Mujaeci u arrestua së bashku me 4 persona të tjerë në Tiranë një sasi prej 11300 tabletash ekstazi me vlerë 400 mijë euro.
Të arrestuar nga opeacioni “PUNISHER 2” ishin: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Me qëllim për të zbuluar grupin kriminal, agjentë të infiltruar të policisë blinin droge të grupi i të rinjve.
Mësohet se droga vinte në Shqipëri me linjë autobusi Prishtinë-Tiranë dhe të rinjtë që posedonin drogën prezantoheshin si pushues nga Kosova.
Më pas ata lëviznin me makina të marrë me qira drejt zonave bregdetare, ku edhe shpërndahej lënda narkotike.