Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuq të Kurbinit. Grupi u kap teksa shkëmbenin kanabis me heroinë e kokainë. Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe u shoqëruan 10 persona Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë. Policia nuk ka ende informacion zyrtar./BW