BallinaKultureShqipëria vlerëson Ermira Lefort me “Çertefikatë Mirënjohje”. Ja reagimi i artistes me...

Shqipëria vlerëson Ermira Lefort me “Çertefikatë Mirënjohje”. Ja reagimi i artistes me banim në Zvicër

spot_img
spot_img

Ermira Lefort, pianistja artiste shqiptare me origjinë nga Elbasani dhe me banim në Zvicër prej 3 dekadash, këto ditë ka marrë një vlerësim që e konsideron të rëndësishëm aq më tepër kur vjen nga shteti amë. Nga përfaqësia jonë diplomatike i është akorduar të shtunën Çertefikatë Mirënjohje për atë cfarë kjo artiste në komptimin e plotë të fjalës ka dhënë për çështjen shqiptare duke u gjendur kudo në çdo aktivitet ku kanë qenë vëllezërit dhe motrat shqiptarë brenda dhe jashtë trojeve zyrtare shqiptare duke dhënë kontributin e saj konkret. Lajmi jepet nga vet ambasada shqiptare teksa shkruan: – “Të shtunën (12.08.2023), në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë,  Ambasadori I.Gjoni, priti artisten/pianisten e njohur shqiptare,  znj.Ermira Lefort, e cila prej më shumë se tre dekada jeton në Zvicër dhe ka dhënë një kontribut të papërsëdyti në promovimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar, jo vetëm në Zvicër, por në shumë vende te Europes dhe me gjerë.
Për këtë kontribut dhe për vlerat artistike, si dhe për promovimin në mbrojtjen gjuhes, kulturës dhe historisë shqiptare kudo, Ambasadori i akordoi z.Lefort një Çertifikatë Mirënjohjeje me motivacionin për “Për Kontributin e Çmuar në Promovimin e Vlerave të Kombit Shqiptar në Botë”.
Znj.Lefort shoqerohej nga bashkeshorti i saj, Prof.François Lefort, ish- kryetar i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës dhe kontribues i vazhdueshëm në shumë projekte për Shqipërinë dhe Kosovën”.Ndwrsa znj.Lefort shkruan: -“Mirënjohja, energjia më e lartë për vazhdimësi. Falenderime për vlersimin e rrugëtimit dhe kontributeve si artiste në 3 dekada, të vlerave të kulturës shqiptare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular