BallinaOP EDNë lidhje me vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë

Në lidhje me vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë

spot_img
spot_img
Nga Fatos Olldashi
Në lidhje me vendimin e fundit te qeverisë për studentët e mjekësisë.
Paraprakisht ju lutem që cdokush që do të bëjë komente, te japë dhe një version se si e mendon zgjidhjen e problemit. Pra vendoseni për pak minuta veten në karrigen e Ministrit/Kryeministrit per të dhënë një zgjidhje.
Jemi perballë faktit që shumë mjekë dhe infermierë po largohen nga vëndi për një jetë më të mirë. Kjo ka sjellë mungesën e personelit mjekësor sidomos ne spitalet periferike te vëndit. Fillimisht u shfrytëzuan rezervat e te papunëve, pastaj rimarrja në punë e pensionistëve dhe sot jemi para faktit që ka mungesa të mëdha. Perspektiva nuk duket që të jetë më e mirë, përkundrazi shume vënde kanë lehtësuar procedurat e punësimit të të huajve.
Nuk kam arritur ta lexoj vendimin e qeverisë në detaje por nga ato që kam mësuar nga media rezulton që mjekët sapodiplomuar do të duhet te punojnë per 5 vite në Shqipëri. Nuk eshte e qarte nese ketu perfshihet specializimi.
Ky vendim nuk shpreh trajtim te barabartë midis studentëve te mjekësisë dhe studentëve ne degë të tjera. Studentët e mjekësisë nuk po përfitojnë nga shteti ndonjë gjë më shumë sesa studentet e tjerë, thjesht po shfrytezojnë atë mundësi që ky shtet ju ka dhënë te gjithë studentëve duke u arsimuar në institucionet shtetërore universitare me atë tarifë modeste. Pra ata duhet të trajtohen si të barabartë dhe si të tillë duhet te trajtohen edhe pas diplomimit.
Eshtë folur që do te rritet kuotat e pranimit ne fakultetin e mjekësise ne 500 studentë. Mendoj që studentët e rinj që do të pranohen të jenë pjesë e një skeme me 2 grupe.
Grupi parë me 200 studentë, do te jenë të lirë për të marrë diplomën pas perfundimit te studimeve. Grupi I dyte me 300 studente të tjere të jenë të detyruar që të kenë nje kontratë per punësim në vënd për 5 vite.
Ne grupin e dytë studentët do të trajtohen me bursë/page bazë gjatë viteve të studimit, experiencë kjo që po aplikohet ne degë të tjera. Kriteret për tu futur në këtë grup mendoj te jetë renditja në pikët e fituara, mesatare dhe provim, pra në bazë te renditjes në listë. Duke menduar që shumica e studentëve do të donin të ishin te lirë për tu diplomuar, pritet që 200 te parët në listë te jenë në grupin e parë. Por nga ana tjetër ka dhe shumë studentë që për arsye ekonomike apo planeve që kanë, te ardhmen e tyre e shikojne në Shqipëri. Këta mund të zgjedhin qe të jenë në grupin e dytë pra me kontratë me ministrinë e shendetësise. Kjo do tju japë atyre mundësinë që të kenë një mbështetje financiare gjatë studimit. Kjo kontratë mund të realizohet edhe për studentët që studiojnë ne universitetet private ne vend apo jashtë.
Mund te mërret si experiencë skema që përdoret për specializimet ne mjekesi.
Nëse nje student i grupit te dyte, me kontratë, pas diplomimit, do të vendose te mos punonte në Shqipëri për 5 vite, pra nuk do te permbushte kontraten, ai do të duhet të paguante mbrapsht gjithë pagesat(burse/page) që ka marrë për 6 vite, dhe një penalitet për prishje te kontratës. Këto të ardhura mund ti ofroheshin një mjeku tjetër nga grupi i parë, me kushtin qe të punonte për 5 vite në Shqipëri.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular