jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malin e Zi, ku një sherr mes disa të rinjve ka pasur me një aksident në qytetin bregdetar të Budvas. Në një video të publikuar shihet se si disa të rinj përleshen me njëri-tjetrin, teksa në fund, një nga pjesëmarrësit në përleshjen në rrugën Mediteranska të Budvas, futet në një fuoristradë dhe përshkon këmbët e një të riu, i cili ishte i shtrirë në mes të rrugës. Policia ka ndaluar të gjithë pjesëmarrësit në incidentin, të cilit i ka paraprirë një aksident trafiku. Të rinjtë raportohet se kanë pohuar para inspektorëve se kanë pasur një keqkuptim mes tyre, i cili u shndërrua në dhunë. Asnjëri prej tyre nuk donte të bënte kallëzime penale. Të rinjtë më parë ishin dënuar edhe për kundërvajtje në trafik.