BallinaEkonomiFibank Albania-Vazhdimësi e rezultateve të shkëlqyera financiare edhe për gjashtëmujorin e parë...

Fibank Albania-Vazhdimësi e rezultateve të shkëlqyera financiare edhe për gjashtëmujorin e parë 2023

Fibank Albania vijoi me rezultate pozitive edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2023. Sipas të dhënave të sistemit bankar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, treguesit e performancës së bankës ishin të shkëlqyera!

Fibank Albania ishte banka me performancën më të mirë në sistemin bankar shqiptar me RoA prej 2.8% dhe RoE prej 28.85%, tendencë që kjo bankë po e ruan prej disa vitesh.

Fibank ka vijuar rritjen e qëndrueshme në të gjithë treguesit kryesorë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, e nxitur nga një rritje prej 14% e kredisë neto dhe 12.3% rritje në depozitat e individëve, dy tregues që janë sërish më të lartët në sistem. Si rezultat, ky është përfitimi më i mirë i regjistruar gjatë kësaj periudhe që nga prania e saj në treg.

“Fibank është një korporatë rajonale me një rritje pozitive dhe të qëndrueshme dhe ne jemi të përkushtuar të ofrojmë produkte me cilësi të lartë si dhe shërbime të shkëlqyera në dispozicion të nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë. Ne jemi një organizatë shumë dinamike, me produkte dhe shërbime inovative për të përmbushur kërkesat e të gjithë klientëve, mbështetur nga një proçes i shpejtë vendimmarrjeje.” deklaron CEO i bankës, z. Bozhidar Todorov.

Fibank është shumë aktive në tregun shqiptar me mbështetjen e vazhdueshme, njohuritë dhe ekspertizën e plotë të Grupit Fibank. Strategjia e bankës është të vazhdojë rritjen e saj duke mbështetur nevojat e tregut shqiptar jo vetëm për depozita dhe produkte kreditimi, por edhe duke ofruar shërbime të reja e duke investuar në dixhitalizimin e platformave, një element thelbësor për të ardhmen e industrisë bankare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular