BallinaKronikeZhduket kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit, SPAK: Nuk e gjetëm as...

Zhduket kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit, SPAK: Nuk e gjetëm as në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë! Sekuestruam kopjen

Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur, sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit

Kontrata e firmosur nuk është gjetur në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë dhe është sekuestruar kopja e dokumenteti.

Sipas SPAK, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

Në dosje thuhet se “dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit”.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, shkruhet në dosje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular