BallinaBotaKanadaja digjet nga zjarret, evakuohen mijëra njerëz. Flakë nuk kursejnë as banesat,...

Kanadaja digjet nga zjarret, evakuohen mijëra njerëz. Flakë nuk kursejnë as banesat, rrezikohen edhe aeroportet

Mbi 15 mijë shtëpi janë urdhëruar që të evakuohen nga British Columbia në Kanada për shkak të zjarreve të furishme që kanë përfshirë këtë zonë. Zyrtarët kanadezë kanë njoftuar se një numër i madh i ndërtesave në Kelowna, qytet me 36 mijë banorë, janë djegur.

Në këtë qytet janë evakuuar 2 mijë e 400 shtëpi. Gjendje emergjente është shpallur në te gjithe provincën kanadeze, në të cilën janë qindra vatra zjarri.

Një zjarr i madh gjithashtu i është afruar qytetit të Yelloknife të shtunën.

Banorët e këtyre dy qyteteve kanë pasur afat deri të premten që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet kanë thënë se deri të shtunën 19 mijë banorë të Kelownas janë evakuuar

Autoritetet kanadeze kanë paralajmëruar se autostradat dhe aeroporti mund të jenë në rrezik nga këto zjarre të furishme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular