BallinaKronikeGolem/ Rrezikuan të mbyteshin, 3 turistet nga Maqedonia e Veriut u nxorën...

Golem/ Rrezikuan të mbyteshin, 3 turistet nga Maqedonia e Veriut u nxorën nga deti në gjendje të rëndë

Tre shtetase nga Maqedonia e Veriut rreth të 60-ave janë nxjerrë nga deti në plazhin e Golemit në gjendje të rëndë pasditen e sotme
Mesohet se fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilat janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Rreth 30 minuta më pas është nxjerrë nga uji edhe e treta, e cila është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit po ashtu.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në plazhin e Golemit, duke notuar, kanë rrezikuar të mbyten në det, 3 shtetase nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga pushuesit e tjerë, roja bregdetare dhe efektivët e Policisë Kavajë që ishin me shërbim në vijën bregdetare.

Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular