BallinaSociale10+ njollat më të vështira të rrobave: Ja si t’i pastroni

10+ njollat më të vështira të rrobave: Ja si t’i pastroni

Kur bëhet fjalë për njollat e rrobave, nuk ka një produkt magjik të vetëm që mund të trajtojë çdo lloj njolle. Nga njollat më të zakonshme tek ato më të vështirat për t’u hequr nga rrobat, ka metoda të ndryshme që janë provuar ndër vite dhe mund t’i bëjnë rrobat të duken  si të reja.

Për t’ju ndihmuar të trajtoni njollat, ja 10+ mënyrat sesi t’i hiqni nga veshjet tuaja:

Njollat e kafesë

Për njollat e kafesë duhet 1 litër ujë i ngrohtë, 1/2 lugë çaji sapun të lëngshëm enësh dhe 1 lugë gjelle uthull të bardhë. Përziejeni masën dhe fusni në të veshjen me njollë. Lëreni 15 minuta dhe jeni OK.

Njollat e make up-it

Shkuma e rrojes e shpërndan vajin e make up-it. Hidheni shkumën e rrojes mbi njollë dhe lëreni 10 deri në 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Njollat e vajit

Fshijeni vajin me një pecetë letre, nëse njolla është e freskët. Merrni një shkumës dhe kalojeni mbi njollë dhe lëreni ashtu për disa minuta.

Njollat e ndryshkut

Kripa e kombinuar me pak lëng limoni bën mrekulli mbi njollat e ndryshkut.

Njollat e bojës

Vendoseni rrobën me njollë në një kovë, shtoni qumësht dhe njollat e bojës do të zhduken.

Njollat e antidjersës

Për të hequr antidjersën nga rrobat nuk duhet që ju të lagni rrobën me njollë si fillim. Por, ka një metodë më të veçantë. Përdorni një palë geta, fërkojini tek njolla e antidjersës dhe gjithçka do të zhduket.

Njollat e salcës

Nëse është një njollë e freskët, fshijeni butësisht salcën e mbetur dhe shpëlajeni fillimisht me ujë të ftohtë. Për njollat më të vjetra, mund të provoni pak ujë, kripë dhe sodë buke.

Njollat e verës

Hidhni peroksidin e hidrogjenit (ujë i oksigjenuar) mbi njollë dhe lëreni 20 minuta. Fërkojeni rrobën me dorë dhe shpëlajeni shumë mirë që të mos lejoni irritimin e lëkurës.

Njollat e kremit të ëmbëlsirave

Ky lloj kremi përdoret në recetat që lidhen me të bardhën e vezëve dhe gatime të ndryshme të ëmbëlsirave. Shtrydhni gjysmë limoni në një tas dhe më pas aplikojeni në njollë. Duhet ta lini të pushojë për tre orë dhe më pas vendoseni këmishën direkt në larje.

Njollat e djersës

Limoni ka acid dhe kjo ndihmon shumë në heqjen e njollave. Për ta përdorur atë si ndihmë për larjen e rrobave, kombinoni një pjesë lëng limoni me pak ujë dhe lagni njollën për të paktën gjysmë ore.

Njollat e çokollatës

Nëse njolla është e freskët shpëlajeni me ujë të ftohtë. Hidhni mbi të detergjentin e rrobave dhe vendoseni rrobën në ujë të gazuar dhe shpëlajeni para se ta fusni në lavatriçe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular