Deputeti socialist Toni Gogu, ka deklaruar para gazetarëve se do të bashkëpunojmë me atë grup të PS që do të mbështesin agjenden e integrimit në BE
I pyetur nëse PS ka një propozim për avokatin e Popullit, Gogu u shpreh se “pasi PD të bjerë dakord për diçka dhe për dike ne jemi të gatshëm të mbajmë premtimin tonë institucional”.
Me kë pjesë të PD do bashkëpunoni?
Gogu: Ne do vazhdojmë që të drejtojmë atë mandat që na kanë gëzuar shqiptarë. Me opozitën jemi kolegë, nuk jemi për pazare, ne zgjedhim bashkëpunëtore pune… Është bërë një punë sa i takon çeljes së kapitjeve që do të thotë që kuvendi është një vend ku do punohet me ritëm të përshpejtuara. Kushdo që nga koleget e opozitës mbështesin axhendën evropiane ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta.
A ka PS një propozim për Avokatin e Popullit?
Gogu: Ne qëndrojmë aty ku kemi qenë më parë. Pasi PD të bjerë dakord për diçka dhe për dike ne jemi të gatshëm të mbajmë premtimin tonë institucional.