BallinaAktualitetMiku i Azem Hajdarit tregon takimin një ditë para vrasjes: I thashë...

Miku i Azem Hajdarit tregon takimin një ditë para vrasjes: I thashë o ti o Pjetër Arbnori do vriteni, ai lëvizte i vetëm

Inxhinieri Arben Meçe ka rrëfyer këtë të martë bisedën e fundit me mikun e tij Azem Hajdari. I ftuar në “Reopolitx” , Meçe ka folur rreth mikut të tij, sot në përvjetorin e 25-të të vdekjes, duke treguar ditën para se Hajdari të vritej. Ai tregon se një ditë para vrasjes e ka takuar Azem Hajdarin në spitalin e Tiranës, në një takim të rastësishëm.

Inxhinieri kujton se i ka thënë Hajdarit se “ O ti o Pjetër Arbnori do vriteni”. Meçe shprehet se Hajdari i tha që është në dijeni se ishte në rrezik dhe po mbrohet, por “lëvizte i vetëm”.

Deklarata e plotë e Arben Meçes: 

Një ditë para vrasjes kam takuar Azem Hajdarin në spitalin e Tiranës. Ishte takim i  rastësishëm sepse kishte kohë që kisha shkëputur nga PD. I thashë a di që o ti o Pjetër Arbnori do viteni. A i ke marrë masat? Ai lëvizte i vetëm. Hajdari lëvizte i vetëm.

Pse e nisa me këtë citim sepse secili është i vërtetë përpara zotit. Më tha që kam dijeni dhe se po mbrohej. Kjo është e vërtetë absolute. Unë e di dhe si është bërë organizimi. Hajdari një ditë para vrasjes e dinte mjaft mirë se po bëhej një organizim për këtë punë.

Ju nuk e dini si u bë skema. Nuk dilte policia. Ky ishte shteti atëherë.

Beteja që është bërë është bërë një konflikt spontan që u bë gjakderdhje. Ardhja e Haklajt në Tiranë nuk kishte ardhur për të. Vëllavrasja e Tropojës falë një vrasje në fisin Haklaj mori 100 e ca trima të Tropojës.

Dihej që do ekzekutohej një figurë politike?

Ajo për të cilën u përgatit gjithë skena ndodhi. Atë ditë unë kisha mvledhjen e komisionit nismëtar të reformimit të PD. Nuk ishte Mazreku vrasësi. Ai  e mbylli çështjen dhe vajti në Kukës. Shërbimet funksionojnë me  goditje psikologjike.

Kur ndodhi grushti i shteit këtu nja katër ditë policia nuk dilte.

Mazreku bëri shkrehjen por duhet të shifje dinamikën kush e futi në këtë lojë. Duke qenë se Azemi duhej  të asgjësohej për shumë arsye.  Ky moment këtu në psikologjinë malësore është ofendim. Kjo psikologji filloi të goditej nga të gjitha krahët kur vajti në kukës Mazreku. Ai u nxit dhe kreu aktin.

Shifni kush qëllon. Çfarë mekanizmi e ka nxitur këtë.

Azemi ska pasur konflikt me Haklajt. Ata erdhën për kasetën që zbërthente mekanizmin e vrasjeve në Tropojë.  Ky regjistrim publik është thelbi i  të gjithë vrasjeve në Tropojë. Aq u hap loja. Ata nuk kanë ardhur për këtë punë në dijeninë time. Nëse hapni tezat e hetimit vetëm hetim nuk ka pasur për atë ngjarje. Të gjithë aktorët që janë dënuar, pjesa tjetër grupet e strukturuar janë lorganizime për të prodhuar grup.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular