BallinaKryesorePROFIL/Avokati shqiptar me 3 gjuhë të huaja që iu ofron asistencë ligjore...

PROFIL/Avokati shqiptar me 3 gjuhë të huaja që iu ofron asistencë ligjore në SHBA. Ja adresa…

Eshtë anëtar i Shoqatës së Avokatëve Amerikanë, avokatit të Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut dhe Shoqatës së Avokatëve Gjyqësor të Qarkut të Nju Jorkut. Me 25 maj është pranuar zyrtarisht për të ushtruar profesionin e avokatit para Gjykatës së Lartë të SHBA-s!

Shqiptarët në mënyrë të padiskutueshme janë histori suksesi kudo dhe kurdo që ata kanë emigruar. Suksesi i ka ndjekur në fusha të ndryshme duke spikatur dukshëm në diasporë, në shtete të fuqishme për të mos qenë aspak inferior, por përkundrazi kanë qenë njerëz që kanë ditur të ngulin mirë rrënjë të forta për të qenë shembull jo vetëm për bashkëkombasit e tyre, por edhe për komunitetet e tjera.
Rasti që po sjellim sot në startnews.al, është i një qytetari shqiptar i cili ndonëse vonë ka emigruar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ditur në mënyrë të menjëhershme  të spikas, të jetë i suksesshëm dhe thuajse rrufeshëm të ngrejë punën e tij në Nju York për të qenë një histori e vërtet suksesi, por dhe një ndihmë e madhe për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në vendin e lirisë dhe demokracisë, por dhe të tjerë që do të emigrojnë dhe do t’i duhen shërbimet ligjore.
Quhet Hasan Metuku, nga Mati i cili pas përfundimit të arsimit të mesëm, i është përkushtuar thellësisht studimeve në fushën e drejtësisë si në Shqipëri ashtu edhe në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Zoti Metuku ka mbaruar Fakultetin e Juridik në Tiranë si dhe ka qenë në një funksion shumë të rëndësishëm si drejtor Juridik në Këshillin e Ministrave. Në Shqipëri ai ka spikatur në detyrat që ka mbajtur duke qenë i përkushtuar dhe zbatues korrekt i ligjit.
Më pas Hasan Metuku do të largohej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vend që të ofron mundësi të ndërtosh të ardhmen mbi meritokraci. E pikërisht këtë bëri z.Metuku. Do të vazhdonte të ndiqte atë që dinte të bëntë më mirë, të ishte jo vetëm një garant i zbatimit të ligjit si një qytetar dhe familjar model dhe i edukuar, por edhe të ishte një mbrojtës për çdo qytetar amerikan pavarësisht origjinës ndaj rasteve të mundshme të shkeljes së ligjit.
Ndaj në pamundësi që të niste direkt si avokat në Nju York aty dhe ku stabilizua dhe banon, Hasan Metuku do të niste fillimisht si asistent ligjor pranë zyrave të mëdha avokatie për të mbërritur më pas tek endërra e tij për të qenë avokat në vendin më të lirë dhe demokratik në botë, në Nju York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky do të ishte një sukses i merituar për z.Metuku, por dhe një krenari për bashkëatdhetarët shqiptarë, bashkëkrahinorët të cilët zyrën e tij të avokatisë e kanë jo vetëm një garante për mbrojtje, por dhe si shtëpinë e tyre ku mund të trokasin për të marr shërbimet ligjore në raste padrejtësish. Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë marr shërbimet nga avokat Hasani Metuku dhe janë mjaft të kënaqur për çfarë ai iu ka ofruar, aq me tepër për gjuhën e thjesht dhe komunikuese dhe mirësjelljen e tij.
Zyra e avokatisë së z.Metuku është si një adresë jo vetëm për të marr asistencën e duhur ligjore, por dhe si një shtëpi e dytë për shqiptarët të cilët kalojnë aty apo telefonojnë avokatin qoftë dhe për një këshillë. Avokat Metuku nuk ia ka përtuar fare, shërbimet i ka për çdo qytetar amerikan pavarësisht origjinës, por shqiptarët i do shumë, iu është gjendur orar pa orar, ka bërë të pamundurën që ata të mbeten të kënaqur nga çfarë kanë marrë nga zyra e tij.
Kush është Hasan Metuku?
Hasan Metuku është avokati menaxhues i Metuku Laë P.C. Ai ka një Master në Drejtësi në Studime Juridike Ndërkombëtare nga Kolegji Juridik i Uashingtonit, Universiteti Amerikan. Ai gjithashtu zotëron gradën Jurist (ekuivalent me Juris Doctor) nga Universiteti i Tiranës dhe është pranuar për të ushtruar profesionin e avokatit në Nju Jork dhe Shqipëri. Zoti. Metuku është anëtar i Shoqatës së Avokatëve Amerikanë, avokatit të Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Shoqatës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut dhe Shoqatës së Avokatëve Gjyqësor të Qarkut të Nju Jorkut. Ai ka punuar më parë me firma ligjore butike në Neë York City si asistent ligjor. Ai flet rrjedhshëm anglisht, italisht, greqisht dhe gjuhën amtare shqipe. Më 25 maj 2023, në praninë e plotë të nëntë gjyqtarëve të nderuar të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Hasan Metuku pati nderin që të pranohet zyrtarisht për të ushtruar profesionin e avokatit para Gjykatës së Lartë të SHBA-s!
“E ngremë Firmën Ligjore METUKU në hapat më të lartë! Ndihem përulësisht i privilegjuar dhe krenar që do të mund të mbroj të drejtat e njerëzve përpara gjykatës më të lartë në vend. 🇺🇸🇦🇱” – do te shkruante avokat Metuku në rrjetin e tij social FB.https://metukulaw.com
METUKU LAW PC
39 Broadway, Suite 1450, New York, NY 10006, United States.
+ 1 212 480 4242. [email protected]
Hours/ Open today 09:00 am – 05:00 pm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular