BallinaSport“Sylvinho ka krijuar frymë pozitive”/ Duka: Kemi hyrë me objektiva të qarta...

“Sylvinho ka krijuar frymë pozitive”/ Duka: Kemi hyrë me objektiva të qarta për EURO 2024

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka thotë se trajneri i kombëtares, Sylvinho ka krijuar frymë pozitive në skuadrën përfaqësuese.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Duka u shpreh se Shqipëria ka hyrë me objektiva të qarta për EURO 2024.
Duka foli edhe për shkarkimin e Fernando Santos, pas humbjes që Polonia pësoi në “Air Albania” disa ditë më parë, me rezultatin 2-0.
“Santos ka ardhur trajner në Portugali, pasi u shakrkua trajneri që humbi me Shqipërinë dhe që nga ajo kohë ndenji trajner në Portugali deri në Botëror. Gjithsesi, Santos është një trajner shumë i madh, shumë i mirë, kampion në Evropë. Me Poloninë nuk i ecën gjërat, nuk i shkoi ashtu si duhet. Mbase edhe kundështrët ishin kompetitivë, ndryshohet trajneri. Polonia është një skuadër që gjithmonë e ka objektiv kualifiklimin në Evropiane dhe Botërorë. Ne duhet të mendojmë për vete dhe jo për Poloninë, kemi hyrë me objektiva të qarta vetë për të pasur një vend në Gjermani. Kemi bërë deri diku mirë, përderisa jemi të parët e grupit.
Padyshim që Sylvinho është një trajner shumë i mirë që bën shumë mirë punën e tij, që organizon shumë mirë stafin dhe ekipin, i impenjuar, shumë i përkushtuar për skuadrën, ka krijuar një frymë pozitive. Por nuk mund të vijë rezultati vetëm me një trajner dhe vetëm me stafin, padyshim që duhet të gjitha gjërat t’i mbash”, theksoi ai./a

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular