Asgjësimi i mbi 10 mijë rrënjëve hashashi në Velipojë/Xhemal Gjunkshi: Shteti i kapur nga pushteti

0
306
Nga Xhemal Gjunkshi
Shqipëria dhe vecanërisht veriu, çdo ditë e më shumë që kalon, po bie nën pushtetin e drogës dhe trafikantëve. Këta të fundit fatkeqësisht janë të veshur me uniformën e shtetit si dhe të lidhur direkt me njerëz me pushtet. Alarmant është fakti që kupola e komisariatit të policisë në Velipojë ishte e përfshirë në trafik, nderkohë që taksat tona shkojnë për të paguar policët që të na sigurojnë rend dhe siguri. Është dëshpërues realiteti i kanabizimit edhe nga pikëpamja e standardeve që duhet të ketë policia dhe strukturat ligj zbatuese të një vendi anëtar të Natos.
Aksioni më i fundit i asgjësimit të mbi 10 mijë rrënjëve hashashi në Velipojë dëshmon majën e Ajzbergut të kanabizimit të Veriut, por dhe Shqipëria e Mesme dhe Jugu kanë jo pak probleme. Aksionet e shumta të policisë, ku më i fundit ishte në Tiranë për asgjësimin e kanabisit dhe drograve të tjera janë tregues së një situate dramatike që po vuan rinia dhe shoqëria jonë në raport me drogërat. Shteti i kapur nga pushteti nuk duhet ta përdorë policinë vetëm si skenar propagande për luftë kunder drogës, por duhet të zbatojë strategji të mirëfillta dhe profesionale, të denja për një vend anëtar të Natos.
Partia Demokratike do të jetë pararojë në këtë betejë e cila përcakton fatin e integrimin euroatlantik te Shqipërisë.