Ballina Sport VIDEO/ Dy gola ndaj Austrisë së Vjenës, sulmuesi shqiptar bën heroin në...

VIDEO/ Dy gola ndaj Austrisë së Vjenës, sulmuesi shqiptar bën heroin në kampionat

0
122

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Dionis Avdijaj, po kalon një moment mjaft të mirë te skuadra e Hartber në elitën e futbollit austriak, teksa ditën e sotme realizoi dopietë në duelin ndaj Austrisë së Vjenës, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij

Avdijaj tundi rrjetën në minutat 43 dhe 51, duke përmbysur avantazhin e Gruber në të 10-tën. Me këtë dopietë 27-vjeçari u ngjit në kuotën e 3 golave në dy javët e para të kampionatit. Nisje më të mirë nuk mund të kishte për sulmuesin shqiptar të Kosovës, që u rikthyer te Harberg këtë sezon pas eskperiencës me Zyrihun. PanoramaSport