BallinaTe tjera“Para se të nisesha me mision sekret më çuan tek Enveri që…”-...

“Para se të nisesha me mision sekret më çuan tek Enveri që…”- Dëshmia e agjentit të Sigurimit që përjetoi tortura në kampin grek: Si i mbijetova metodës së gjarpërinjve

Nga Blendi Fevziu

-Rrëfimi i Isuf Mullajt, si u rekrutua dhe u stërvit nga Sigurimi i Shtetit, e si u trajtua nga organet e zbulimit në Greqi?

Isuf Mullaj, apo i njohur ndryshe si Cufe Mullaj, një ndër ish-njerëzit kyç të Shërbimit Sekret Shqiptar nëpër botë, rrëfen për herë të parë në “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, gjithçka për vitet e errëta të diktaturës. Rekrutimi fillimisht në Shqipëri dhe dërgimi në Perëndim, për të zbuluar sa më shumë informacione nga “armiqtë”. Dhe si i shpëtoi shërbimeve sekrete grek, pas torturave që vuajti në kampet e tyre?!

Po ata nuk kishin qejf që të ngriheshit?

Më thotë se ata janë më të besuar se ne, si nuk paske besim?! Jo ore, besim kam, për këtë punë nuk kam, jo për të tjerët. Për këtë punë, të rrahin andej, e të tregojnë, më mirë të më rrahin e të tregoj vet, po jo për fajin e të tjerëve. Kjo ishte insistimi im. Ai më thotë, jo jo. Kështu do të bëhet më thotë mua, për këtë punë nuk do të bëjmë ndryshim. Vetë ai në Tiranë, këtë bisedim e bëra me instruktorin.

Vete në Tiranë e u thotë ai, Isufi me ndërlidhjen i bën të tëra, kështu siç i kemi bërë, por atë me të huajt, nuk pranon të kontaktojë, me të huajt nuk e ven kokën e tij për një tjetër. Si, i thonë ata?! Kadriu u revoltua. I thotë shokut tim të ngushtë, e shikon tani na sjell edhe telashe, nuk do të bashkëpunojë me të tjerë. Se shoku im i ngushtë i fëmijërisë, ishte ai që dha rekomandimin më të fortë, ishim shokë bashkë, ishte në prokurori të Tiranës ai, kohët e fundit.

Edhe më thirrën, kishin bërë mbledhje që unë nuk pranova, vjen Hasani më thotë: “Ore Isuf, çfarë ke bërë ti, tani në fund na i prish punët”. Çfarë prisha, puna në rregull është, i thashë unë, i thashë atij që unë nuk kontaktoj me të huaj. Me ju po, dhe me ato të ambasadës, sekretarin e parë, kush të jetë. Me ata jam dakord. Edhe po tradhtoi, tradhtoi shqiptarët të paktën. E di, më thotë mua, që ne atje kemi bërë mbledhje edhe më ngarkuan të gjithë fajin, më thotë. Po më thotë mua, ti duhet ta kishe shtruar më mirë këtë punë, se ai merrej me zbulimin e jashtëm. Po çfarë do të bëj, se e kisha shok?! Më thuaj të bëj këtë edhe unë do ta bëj. Do t’i bëjmë ashtu siç kemi programin. Jo po, kjo është me spec, pse nuk e more një çikë, është me spec, unë të lashë më thotë mua, ti thua që nuk dua unë me gjeneralin sovjetik, të bëj lidhjen. Bota duan të lidhen me ta, ndërsa ti thotë, nuk dua unë me atë…! I besoj vetëm kokës sime, mbase e rrahin atje dhe ai tregon. Për këtë, jo për gjë tjetër. Jo, jo më thotë mua, pranoje.

Nuk e pranoj, i thashë unë. Me të huaj jo, por me të huaj jo, nuk bëj lidhje me të tjerë, pikë! Unë nuk u besoj të huajve, kjo është psikologjia ime, nuk u besoj. Unë për dy muaj do të ikja, do ta lija kufirin e shqiptarëve e do dilja në Greqi. Kjo punë do të vinte deri tek Enver Hoxha. Më thotë Kadriu, Hasan bëj ç’të duash ti, por unë te shoku Enver nuk vete, që t’i them, që erdhi një zbulues, na mori të tëra sekretet, tre vjet ia kemi thënë të tëra ato që ne kemi mësuar në Bashkimin Sovjetik, ky tani nuk pranon të lidhet me ata. Edhe kjo punë i thotë, këtë nuk ia them dot shokut Enver, bam bum. Ma tregonte edhe Mihallaq Ziçishti këtë gjë, më vonë, kur u ktheva. Më tregonte kështu, kështu u bë për ty atëherë. Po mirë, u them unë si do bëjmë. Më thotë ai shiko, ik ti Mihallaq, i thotë Kadriu, thuaj atje që kemi një problem, kështu, kështu, ne kemi një problem, e kemi bërë gati, mbaroi kurse e të tëra dhe të tëra i ka pranuar, na thotë tani, që me të huaj nuk dua të bëj lidhje, ndërsa me juve po.

Ore më thotë, ky, mirë thotë, ne do t’i themi shokut Enver, po do të thotë ai; pse nuk erdhi këtu ai, ishte me punë, i thotë ky. I thotë ky, e ke marr ti përsipër këtë punë? E marr i thotë, shoku im. Jo, jo thotë. Vete shoku Mihallaq, te shoku Enver edhe i thotë kështu, kështu, kemi një rast. Thotë Enveri, nga është ai. Nga Gjirokastra, i thotë ky. Po si mo nga Gjirokastra, i thotë Enveri, nga ç’vend është ai? Nga Fushë-Bardha, i thotë. Po çfarë thotë, i thotë Enveri. Të tëra i pranon, i thotë ky, por me të huajt nuk do të lidhet. Pa u pyetur ju, nuk e bëjmë dot që ne ta nisim jashtë. Ai është më se i rafinuar, u thotë, po kush është marrë më tepër me këtë punë. Cafi i thotë. Po mirë, le ta bjerë një natë këtu tek unë. Vjen ai edhe unë në Tiranë në orën 9 të darkës, bashkë me Cafin te shoku Enver. Shkuam të dy ne atëherë.

Na priti, na përqafoi kështu. Hë mor Cafi, i tha, se e dinte ai atë që i tha Zhulali. Ja shoku Enver, i thotë Cafi. I thotë Enveri a punon ndonjë çikë, punoj i thotë ky. Po këtë mikun nga e kemi, i thotë. Nga Fushë-Bardha, i thotë, bashkë kemi qenë në shkollë, i thotë ky, pastaj vazhdimisht kemi punuar edhe në terren, e të gjitha i thotë. Po si është puna tani, i thotë. Po jo se ma kanë thënë. Po mirë thotë, nuk jam me ty, u thotë Enveri. Nuk do, nuk do, nuk është e thënë, i thotë Cafit. Nuk është e thënë, o të lidhet me ata, o nuk ka, ne do të krijojmë mundësi që të lidhet me zbuluesit tonë, jo me të huaj. Po ti, më thotë, si e ke punën. Në rregull jam me të gjitha. Nuk e di si më kanë ngelur. Mund ta kem edhe gabim, po këta të huajt, s’i kam pasur asnjëherë qejf, i thashë unë.

Edhe atëherë i thashë, unë në ‘41-shin, të mbaroja akademinë dhe nuk pranova, të më çonin në Itali dhe të vija oficer, si Asim Zeneli, që është “Hero i Popullit”. Unë në atë rang isha. Qeshi Enveri, po mirë, më mirë, më thotë. Nuk ka ndonjë gjë më thotë. I thotë Cafit, do të na lësh pak vetëm. Doli ai, ishim te dera atje 2-3 minuta. Nuk ka ndonjë gjë për t’u alarmuar më thotë, mirë u ke thënë, më tha mua. Të huajt, të huaj janë. Po këtë e alarmuan kot punën, më thotë ky mua, mos ki frikë, se kudo që të vesh, partinë e ke me vete, popullin e ke me vete, kemi shok dhe miq kudo që të vesh. Do të kesh edhe një shifër tjetër sekrete, po të duash edhe më lajmëron, po të kesh ndonjë vështirësi, muhabet dy minuta aty. Edhe erdhi Cafi brenda, mbaruam i thotë, në rregull. Ky ishte sekreti madh, ikëm, u doli frika këtyre të tjerëve.

Kur ju hodhën në Perëndim?

Në gusht, pas 2 muajsh.

Në Greqi?

Po, në Greqi. Ashtu u bë dhe u doli frika këtyre të tjerëve. Mirëpo këta nuk guxonin Cafit, askush nuk pyeste, se çfarë tha shoku Enver atje. Tha ç’tha ato, i din ai atje. Edhe këto, si punë enigmë. Hiç gjë nuk i tha. Mirëpo këto, tjetër që ishin atje, Kadriu e të tjerë, ç’tha shoku Enver atje, po sikur t’u thoshte Hasani Enverit. I thamë këto që po të them unë, dy apo tre minuta edhe ikëm. Ik se do të ndihmojmë, kudo që të vesh, hiç gjë. Dola unë dhe Hasani, nuk më thoshte që se ç’të tha Enveri, kur qëndruar vetëm, pak ishte koha që qëndruam vetëm. S’pyeste ky hiç dhe unë hiç. Ky nuk pyeste dhe unë nuk i thosha gjë fare Hasanit. Ikëm dhe shkuam atje, te shoku Kadri. Hë mbaruat na thanë, mbaruam i thamë ne. Mirë tha, na pyeti e kështu. Epo mirë je nga fshati i shokut Adil (Çarçanit).

Po pastaj?

U formua, u morën të gjitha udhëzimet, lidhjet dhe ndërlidhjet, të tëra. U la që unë mos të takoja më të huajt, përveç kësaj edhe në ‘60-ën, kur u prishëm me Bashkimin Sovjetik, përsëri ngulëm këmbë në këtë, se ne ishim në rrezik që të na merrnin sovjetikët në lidhje. Neve u thamë që përveç e kanë gabim, e kanë mirë, ne jemi me Tiranën dhe shpëtuam. Këta që vinin zbulues, nuk dinim se ç’kishte ndodhur në Shqipëri, të vërtetën, se thoshe ti, po ku ta besoj unë që ti thua të vërtetën. Edhe ne u thamë në ‘60-ën, e kanë mirë apo, e kanë keq, ne jemi shqiptar dhe do të rrimë shqiptar. Me dash kinezi, rusi, ne nuk na duhet gjë fare.

Pas ‘60-ës, Rusia mbante kontakte me agjentët e Sigurimit Shqiptar jashtë?

Jo ore, nuk mbanin ata, me të tjerë mund të kenë mbajtur, unë nuk e di. Domethënë dhe tani që lexoj këto materiale që shkruajnë ato gjëra, mua shumë gjëra më bëjnë përshtypje, ore çfarë thonë kështu këta, më kupton. Ata kishin ndofta platforma, por tani, jo s’kemi.

Si u hodhët në Greqi?

Atëherë përgatiten terrenin, të gjitha më 7 gusht, që me 6 gusht erdhën dy shokë nga Tirana.

Familja nuk dinte gjë fare?

Jo more, çfarë familje, se ishte turp.

Sa fëmijë kishe në momentin që do ikje?

Kisha dy dhe gruaja me barrë, që do të lindte, ishte 3 muajsh.

Ju erdhi keq që po niseshit?

Si nuk të vjen keq, të ndahesh nga vendi jot?! Jo për familjen, të vjen keq edhe për malet. Po shikoja Malin e Gjerë, më vinin lot, do të hipja në kodër dhe do t’u dorëzoja në një vend atje, post konsullate greke, se i kisha me plan të gjitha.

Menduat që po iknit për tre apo katër vjet?

Po, ashtu e kisha unë. Katër vjet, do të bëj si do të bëj, për atdheun, për Shqipërinë, për popullin. Çdo gjë e bëja për popullin.

U nisët dhe ju morën dy oficerë Sigurimi dhe ku ju dërguan më 6 gusht?

Erdhën ata atje, sikur do të venin në festë, erdhën me mua. Më dhanë një biletë, sikur unë do të isha nisur për atje, se pjesa e Sigurimit andej, si kalove, si shkove, 100 pyetje menjëherë, siç e kanë zakon, kështu është kjo punë. Erdhën këto dy shokët nga Tirana edhe atje ku kishim bërë planin për të kaluar, me hekura me korrent, me zile, çdo kilometër e kishin gërmuar, çdo gjë po shkonte linte gjurmë. E kishim planifikuar atje në anë lumit, në disa ferra atje, e ngritëm telin lart, atje u futa nën tel dhe kalova telin. Kalova nga kjo botë dhe dola në botë tjetër.

Oficerët e sigurimit ju përcollën deri atje?

Deri atje erdhën.

Ishte natë, ç’orë?

Rreth orës 12 të natës.

Si do të shkonit?

E kisha planin në hartë, se si do të shkoja, e kishin bërë se si do të shkoja nga lumi, do të ngjitesha në një kodër lart, një post greke ishte atje. Ato se ruanin mirë kufirin, si e ruanim ne, nuk kishin ndonjë interes ta ruanin. Kalova unë ato ferra, ishte zonë e ruajtur. U bëra unë, sikur kisha qenë në frontin e luftës, në Siberi. Vajta unë atje, por 3 orë udhëtim, mund të ishte që nga ora 12, deri në 3 apo 4 të mëngjesit, u ngjita në mal, ajo ishte edhe 1 km. e lartë. E kisha në hartë, në plan, atje të dorëzohesha. Me të vajtur atje, më pa një fshatar, unë isha grisur, se u futa në lumë, me çorape të lagura, bërë me baltë, tamam sikur del nga fronti luftës. Më pa ai fshatari, e pa që kisha rroba jo si grekët, një të ardhur fshatari, edhe me pushkë ai.

Erdhi atje, ndal më thotë mua, fshatari dinte shqip, dinte shqip ai. Ktheva kokën unë, hë mo zotëri çfarë doni, i them unë. Prit atje, më thotë mua, si jeni, larg ai 2-3 metra larg, me pushkë. I them unë, çfarë kërkon. Nga vini ju, nga kalove? Nga Shqipëria vij, atje poshtë nga kufiri kalova, natën ku ta di unë, si janë thonë emrin se di, bëja si budalla unë. Po mire, çfarë do që ke ardhur këtu, më thotë mua. Unë dua të vete në një stacion policie, kufiri apo çfarë të ketë. Unë e dija që edhe një kilometër më tutje, ishte ajo. Se ku e di unë i thashë, se kuturu eci, ku të dalë të dalë. Po mirë tha, se të çojë unë. Mirë thotë ai, i flet edhe një fshatari tjetër, edhe ai me pushkë, civil, s’ia mbante atij vetëm, u tremb ai. Unë isha i paarmatosur, asgjë nuk kisha. Frika i ruan vreshtat.

Një të ardhur ai tjetri, u bënë dy dhe më vunë në mes, një përpara një prapa. E pashë unë atje dhe u vura në kontroll, bëja sikur s’di gjë. Hipëm lart një kilometër dhe shkuam atje. Ishte koha kur sapo ishin ngritur konsullatat, po laheshin, e rrethuar me tela, ishte ajo posta. Rri këtu, më thotë mua, do vete unë tek ai, ishte një marshall atje. Vete u thotë; u kam prurë një shqiptar, një të arratisur nga Shqipëria. Të vij brenda, thotë ai. Me të vajtur atje, si je, si shkon, mirë. Nga vjen, më thotë mua, më futën në një dhomë atje dhe kisha roje te dera. Më futën në një dhomë dhe rri këtu, thotë, sa të lajmërojmë kufirin. Do të merrnin kufirin ata, se si nuk më kishin diktuar mua.

Lajmërojnë atë të zbulimit, një major grek, me një qen të madh, erdhi atje për një orë. Po ta shikoje atë, major me grada, me një qen të madh, dy ushtarë me automatik. Ku e keni atë diversantin, u tha. Unë s’dija gjë, po shikoja në mimika. E kemi lënë derën hapur tha, roja rrinte, po unë rrija në një krevat aty. Ku e keni atë, ja këtu. E keni kontrolluar, jo i thanë ata. Çfarë të më kontrollonin mua, s’kisha gjë. Unë bërtitsha, pasi s’dija greqisht. Një të ardhur ai me inat, ai majori, ato të tjerët që ishin në postë, u sollën shumë mirë. Nuk janë të rafinuar për këto gjëra.

Një të ardhur, hajde këtu, të dy ushtarët me automatik që shoqëronin këto, qenin përjashta. Erdhi atje, s’flisja unë më me atë greqisht, e marrin atë fshatarin që dinte shqip, si përkthyes ai shqiptari, që dinte shqip. Hajde këtu më thanë, hiqi rrobat. Hoqa rrobat, lakuriq fare, siç me kishte bëra nëna. Më morën me kontrolluan, hap gojë, hap këtë e hap atë edhe nejse, i mori rrobat e mia të tëra siç ishin, i dërguan në një vend tjetër dhe më sollën rroba ushtari mua, të gjitha. Të vjetra ato, të ushtarëve të liruar, merri vishi më thanë, vesha edhe kapele, kapele greke. I shikoj unë atje, hajde-hajde burrë, thashë.

Po pastaj?

Më kontrolluan rrobat atje. Ai mbajti në proces-verbal, sa erdhi marshalli i postës, nga erdhe dhe nga shkove. Po unë e di përmendësh, si një faqe gramafoni, atë do të thosha 100 herë sa herë të më thërrasin, se ato janë metoda pune. Të thërret 100 herë, që të kapë në një vend, që nuk është njësoj thënia jot, me njëra-tjetrën. Kontrollojnë ata në xhepin tim këtu, gjejnë një biletë kamioni dhe atë e kishim bërë me qëllim ne, për t’i mashtruar, që të kombinoja me legjendën, që shkova në Delvinë, për t’u shpëtuar komunistëve, se mos më ndiqnin dhe nga atje, gjeta një kamion erdha deri në Jergucat, te rruga që kthehesh për në Libohovë, atje pastaj mora rrugën për në Greqi. Unë doja ta gjeja vetë paralelisht.

Kjo do të përkonte me legjendën që ishte krijuar, është një biletë, i thashë marshallit, që isha atje, qëndrova atje për t’u maskuar, që të mos më zinin dhe pastaj në një kamion të rastit, hipa edhe zbrita në drejtim me Libohovën, në Dropull. E morën e panë atë, bileta ishte e djeshme, me atë, e bërë me qëllim, që mbanin shoferët e kamionit. Ajo ishte një bazë mashtrimi, që ky fakir dhe nuk din gjë nga këto punë. Ka ardhur ky, se është fakir. E mirë kështu bëmë, ik me rroba ushtari, më thanë. Hipa në makinë, dy ushtar, unë isha në mes, ai përpara me qenin, me automatik ata, në atë “Xhip” në drejtim të divizionit grek në Kalivaç.

Atje në një përrua. Mua më zinte makina atëherë, kisha udhëtuar shumë, pasi ishin edhe rrugë malore, me shpejtësi, më zuri makina dhe më bëri për vdekje. Kur zbritëm atje, më çuan në një çadër të divizionit, më vunë dhe 3 apo 4 roje rreth e përqark. Rri këtu, më thanë mua. Shikoj unë ato ushtarët, roje rreth e përqark. Ç’bëjnë ata?! S’e pandehnin se mos është ndonjë provokator dhe i hoqën ushtarët andej, hapën atë derën e çadrës, divizioni ishte tek një çadër, me ne një çadër më lart, në anë, që unë të kisha mundësi t’i futesha pyllit lart, të ikja. Thashë me vete, unë kam ardhur për të ndenjur, në daç ikni, në daç më lini vetëm, bëni ç’të doni, thosha me vete, ndaç bëni 500 manovra juve këtu.

Po pastaj çfarë bëtë, ku ju dërguan?

Në Janinë.

Në burg?

Në burg.

Sa kohë qëndruat?

4 muaj apo 5 muaj.

Çfarë bëje në burg?

Atje, në hetuesi, natën dhe ditën.

Çfarë pyetjesh ju bënin në burg?

Je i dërguar nga Sigurimi, kjo ishte më kryesorja. Unë i thosha, jo. Ai thotë që; ne kemi të tëra të dhënat, që ti je i dërguar, ky do të thoshte planin siç e kishte. Po përpara se të thoshte këto, do të merrte të gjithë karrierën tënde, biografinë.

Kishin agjentë ata në Shqipëri, për t’i verifikuar nëse janë të vërteta ato apo jo?

Po si nuk kishin. Kur isha në dhomën e atij hetuesit, kapitenit grek, vinin anglez, amerikan dhe të gjithë, po kryesinë e kishin grekët. E kishte tërë faqen e murit hartë, tërë krahinën time, me lumenj, me fshatra dhe gurët i kishin, me kishë, me xhami, me rrugë, me numra. Shkonte ai dhe ishte edhe presion psikologjik mbi vete. Se unë isha radio-telegrafist dhe më thoshte që; ti i din këto edhe ai i binte me mors “52-shin”, ai këtë numër e kishte shkruar në hartë atje dhe ishte krahina jonë, fshati jonë. Shkruar atje me bojë të kuqe, 52, që ti ta shikoje. Thashë unë pu pu, ky ka shkuar në Fushë Bardhë, ma ka marrë mirë biografinë mua, po më mirë le të tregoj.

Tortura ju bënin?

Si nuk bënin tortura?! I dija hilet unë.

Dru?

Druri ishte lule, por me elektroshok, me korrent.

Ju bënin vazhdimisht tortura?

Po, në burg i bënim këto.

Po pastaj kur mbaroi?

Kur mbaroi në kamp të përqendrimit, por nuk mbaroj kjo menjëherë, në Athinë. Më në fund, përdorën metodën e gjarpërinjve, atë e kishin të fundit. Unë me ato isha i përgatitur që këtu, se me atë mund të vdisje në vend, ishte e tmerrshme. Edhe tani kur e shikoj nëpër filma, është tepër e bezdisshme. Mirëpo unë e kisha bërë në shkollë atë punë, që ata të bëjnë presion psikologjik. Mos u tremb, më thanë, se do ta bëjnë këtë. Mirëpo, më kujtoheshin një çik fjalët e kursit, ato, që ta marr një çik veten dhe të duroja. Unë e dija që do të m’i bënin këto lloj torturash. Po rezistove e kalove, po nuk rezistove mbarove.

Kur mbaruat që rezistuat me të gjitha?

Nga aty drejt e në Athinë, atje ku ishte komanda e zbulimit grek. I shoqëruar, i hipa autobusit me dy veta, një dreq e di ç’ishin, shkova në Athinë. Me të vajtur atje, unë tani nuk dija se ku do të më dërgonin. Këto më thanë që; me ne mbaruat, do të shkosh në Athinë. Më dërguan në Athinë, po ndonjëherë edhe fat kam pasur. Me të vajtur atje, një himarjot, ai ishte përkthyes atje, ai avokat në kohën e Zogut këtu edhe një mik i babait tim, e kishte njohur, kur kishte qenë avokat në Tepelenë, në Tiranë, ishte shumë i zgjuar. Papadhimo e kishte mbiemrin. Misto Papadhimo, atë si emër e dija, e dija që ishte mik i babait, por nuk e dija që ku qe, apo ku nuk qe. Vemi atje, u thotë ai, koloneli grek i zbulimit, ma sillni këtu, ai e kishte atje dosjen, mbi tavolinë. Kur e shikoj unë atë, o bo bo thashë, erdhi me të vërtetë kjo nata.

Si përfundim, vajta unë atje. Një zyrë e madhe, luks i madh, unë greqisht nuk dija. Filloi ky pyetjet, por filloj tamam si ato të Janinës. Prapë, thashë unë, filloi nga e para ky, domethënë, do fillojnë ato zanatet. O bo bo, thashë unë, ç’paskam për të hequr këtu?! Fillo fillo, dëgjon ky emrin e babait, i hapi të gjitha, legjendën, jetëshkrimin. Ore ti, më thotë mua, ti je himarjot, çfarë e ke filanin ti. Baba, i thashë unë. Ai mbeti, baba më tha e ke…?! Po ku është, më pyeti. Sëmurë i thashë unë. Ore, më thotë mua, si nuk e more më vete. Ku ta marr, iu përgjigja, ai është i sëmurë, me reumatizëm, ai ashtu ishte me të vërtët. Ishte i paralizuar krejt, i thashë unë, nja dy tre vjet i sëmurë.

Babai është kështu, kështu. Po çfarë keni, i bënë ndonjë gjë atij? Po ia bënë të gjitha, pensionin ia prenë, vetëm në burg nuk e futën, e morën disa herë në hetuesi dhe e lanë, se nuk kishte lyer duart me gjak dhe prandaj nuk i bënë gjë. Mirë, më thotë ai. Po unë e kam si byrazer, ai është si vëllai im, miku im më i ngushtë, filloi ky me atë kolonelin, ky i thotë është miku im. Si, i thotë ky?! Ia tregoi ai, bënë 10 minuta muhabet, në sy tim, pasi nuk dija greqisht. I thotë ai, familje e mirë dhe e njohur. Ky ishte përkthyesi kryesor, i zbulimit edhe ai. Mbeti koloneli. Po si thua ti Misto, i thotë. E paskan torturuar kot këtë, i thotë, ata të Janinës. E mbylli.

I thotë, mirë shiko. Isuf dëgjo një gjë, këtu kanë ardhur të zezë e të bardhë, të verdhë, zogistë, ballist, të tërë llojet i ke këtu në Greqi. Po flas si me njeriun e familjes sime, atje ne do të çojmë në kamp përqendrimi, nuk është burg, por i izoluar. Atje, thotë, ke tërë zbulimet e botës, janë mbledhur atje, në atë kamp. Mirëpo, shiko punën tënde dhe mos u merr më gjë tjetër, se atje i ke të tërë të hurit e të litarit. More faleminderit, po këto i dimë, se kanë ardhur njerëzit më të mirë. Ka edhe më të mirë, po janë të pakët, të tjerët janë të këqij. Memorie.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular