BallinaSportVIDEO/ E goditi Kristiano Ronaldo me top në kokë, kameramani përfundon në...

VIDEO/ E goditi Kristiano Ronaldo me top në kokë, kameramani përfundon në spital

Një goditje dënimi e Kristiano Ronaldos, rezultoi fatale për kameramanin që qëndronte mbrapa portës, teksa topi i gjuajtur nga ylli portugez në ndeshjen që Al Nassr zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndaj Al Raed, përfundoi në kokën e kameramanit, duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Ai po ndiqte gjuajtjen e portugezit dhe në një moment të caktuar është goditur nga topi në fytyrë.

Ky moment u bë viral në rrjetet sociale, ndërkohë që raportohet se kameramani u dërgua në spital për të marrë mjekimet e nevojshme pas gjuajtjes potente nga distanca e ylli portugez.  

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular