Nga Ardit Gjinali
Ishte e njëjta datë, përkatësisht dy vite më parë kur “Keqqeverisja fitoi besimin” në një Parlament me përbërje politike të deformuar si pasojë e vullnetit të tjetërsuar të shumicës së qytetarëve Shqiptarë më 25 Prill, 2021, ndryshim politik i ndaluar përdhunshëm për shkak të aplikimit të një formulë teknike në Kodin famëkeq Zgjedhor të miratuar më 30 Korrik, 2020.
Ishte e njëjta datë, përkatësisht dy vite më parë kur “Keqqeverisja fitoi besimin” në një Parlament me përbërje politike të deformuar si pasojë e vullnetit të tjetërsuar të shumicës së qytetarëve Shqiptarë më 25 Prill, 2021, ndryshim politik i ndaluar përdhunshëm për shkak të aplikimit të një formulë teknike në Kodin famëkeq Zgjedhor të miratuar më 30 Korrik, 2020.
Post-çertifikimi i famëkeqit proçes të 25 Prill, 2021 ishte mandata e mandatit të tretë të një rendi mav(r)i që uzurpoi pushtetin për të kapur shtetin dhe rrëzuar institucionalisht Republikën….frymëmarrim mekanikisht në secilën të përditshme sfilitëse ku fytyra e munguar politike e keqqeverisësit rreket të prezantojë ndryshimet e imponuara në nivelet e qeverisjes si një proçes i brendshëm korrigjimi dhe standart meritokracie, por nga ana tjetër, e vërteta është që secili ndryshim merr formë , asfare përmbajtje për shkak të hallit të drejtësisë që troket dhe që fatmirësisht nuk vijon harresën përtej dhe ndonjë vonese, e tilla jo e diktuar nga politika e tentativës së kapjes së të njëjtës.
Vijojmë të jetojmë në “Shqipërinë e qametit të tretë” ku përpjekja përbashkuese e ansamblit të mëkatarëve , me mëkate të ndryshme dhe mendësi të njëjtë, nuk po njeh as flamur apo simbol dallues, është Shqipëria e mpakur në secilën ditë ku shpresa njerëzore vritet, reagimi qytetar mbytet dhe mundësia vidhet.
Duke menduar të njëjtën datë të dy viteve më parë, shumëçka ndër qëndrime individësh mbetet e ndryshme, koha është sprovuesja e pamëshirë dhe shumëkush ndër ne mund të urojë për mëshirën pozitive të së tillës, por mbetet i pandryshueshëm vijimi i një zgjedhe që pengon secilën mundësi zgjidhjeje, e tilla politike për të filluar një ndryshim të vërtetë dhe thelbësor. Partia Demokratike ka detyrimin moral, politik dhe shtetëror që të jetësojë alternativën e re ku “Përfaqësimi dhe Demokracia” të jenë premisa për një Republikë ndryshe.
“Shqiperia ne qametin e trete” (i publikuar me 17 shtator 2021)
Nje dite e erret per Shqiperine, nje mengjes i zymte ku agimi i te njejtit Ishte me i vonshem….mengjesi qe rendi te largohej nga gri-ja per te perqafuar kthetrat djallezore te erresires…erresira qe ka pllakosur atdheun qe ne secilen dite po shnderrohet ne oazin e pajetueshmerise.
Dita e sotme shenon vijimin e makthit qe ka ngerthyer secilen hapesire te mendimit shoqeror…dita e sotme eshte fillimi zyrtar i kiametit te trete…kiamet i certifikuar ne nje parlament te dale Nga masakra zgjedhore e 25 Prillit…parlament qe ka ndryshuar fytyren ne drejtim, Por qe udhehiqet nga e njejta mendesi …..
E tashmja eshte pervjedhur nga e shkuara dhe e ardhmja po tentohet te mbetet nje nocion perbashkues bashketingelloresh dhe zanoresh….Shqiperia e se sotmes perjeton sundimin e nje ansambli numeroresh frymore te dirigjuar nga vullneti vetjak i KryeKreut fjaleshume dhe pune-mire aspak.
Faqja e Shqiperise eshte nxire…e njejta asfare nga dielli i pushimeve te luksit te secilit prej sejmeneve, por Nga raportet e njepasnjeshme nderkombetare qe deshmojne te verteten uleritese…e verteta qe nuk degjohet nga veshet e dyllosur te nje kinse -shumice…veshe qe Nuk degjojne dhe qe jane te dyllosur Nga enumeracioni i pisllekut qe kuterbon anekend Republikes…I tilli pisllek qe Nuk buron Nga mbetjet urbane, Por nga mendesia arkaike qe e ka shnderruar Shqiperine ne nje parcele ku zbrazet grykesia, pangopesia , arroganca dhe padrejtesia, gjithashtu.
Shqiptari i se sotmes perjeton vegimin e diellit te shpreses dhe psheretin njerezisht me nje fuqi te munguar, por me vullnetin per te mos harruar kalvarin autokratik te seciles dekike….
Heshtja e se sotmes nuk eshte pranueshmeri, e tilla nuk mund te jete qetesia e mekatareve …e njejta heshtje eshte trembja qe kaplon secilin ndergjegjie-prishur dhe shpirt-humbur ne analet e pushtetit roberues….Pushtet qe roberon sherbetoret e neveritshem, Por asfare shpirtin e lire qytetar dhe reagues, gjithashtu.
Sot duhet te jemi bashke per tu perballur me erresiren e se tashmes dhe per te kthyer shpresen e se ardhmes….bashke Sepse te bashkuar qendrojme kurse te ndare rrezohemi.