BallinaKryesoreAfera Rama-McGonigal/ Business Insider: Do lëshojmë fletëthirrje për FBI-në...

Afera Rama-McGonigal/ Business Insider: Do lëshojmë fletëthirrje për FBI-në…

Kongresi amerikan pritet të lëshojë fletëthirrje për FBI-në për rastin që ka tronditur politikën amerikane dhe atë shqiptare, për atë që quhet afera McGonigal, ku i përfshirë është dhe Edi Rama.

Sipas Business Insider, Komisioni i Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërcënuar se do të thërrasë FBI-në për një mori të dhënash për Charles McGonigal, i cili është paditur për dy dosje të ndryshme.

Në letrën që kreu i komisionit, republikani Jim Jordan i ka dërguar drejtorit të FBI, Christopher Wray, hidhen dyshime mbi marrëveshjet e fajësisë që po pranon McGonigal në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit.

“FBI dhe Departamenti i Drejtësisë mund të jenë duke u përpjekur të fshehin shtrirjen e vërtetë të abuzimeve nga McGonigal në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Byrosë,” shkruan Jim Jordan në letrën e të martës.

Jordan kërkoi fillimisht nga FBI në shkurt që të dorëzonte dokumentet në lidhje me McGonigal, pak ditë pasi ai u padit në Uashington dhe Nju Jork. E para njihet si dosja shqiptare dhe implikon kryeministrin shqiptar, kurse e dyta njihet si dosja ruse.

Byroja nuk u përgjigj kurrë përveç pranimit të letrës, tha një zëdhënës i komisionit për Insider.

“Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, Komisioni mund të detyrohet të marrë në konsideratë përdorimin e procesit të detyrueshëm,” thekson Jordan.

Afera Rama-McGonigal/ Business Insider: Do lëshojmë fletëthirrje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular