Erdogan ul tensionet me Athinën para takimit me Mitsotakis: Me Greqinë jemi miq të vjetër

0
163

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pak para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se dy vendet janë mike me njëra-tjetrën. “Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada”, tha Erdogani.

“Ne jemi miq me Greqinë për shumë dekada, ndajmë një miqësi të lashtë. Kurrë nuk kemi luftuar kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Erdogan gjatë një interviste, raportojnë mediat greke.

Erdogan dhe Mitsotakis  pritet të takohen në samitin e OKB-së, që organizohet nesër në New York, për të diskutuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve midis dy vendeve, me qëllim ruajtjen e klimës së mirë, qetësisë dhe dialogut.