BallinaSportVIDEO/ Hero në Kroaci, gol i sulmuesit shqiptar në supersfidën e javës

VIDEO/ Hero në Kroaci, gol i sulmuesit shqiptar në supersfidën e javës

Supersfida mes Hajduk Splitit dhe Dinamos së Zagrebit (1-0 rezultati final), e luajtur në Stadion Poljud (Split) dhe e vlefshme për raundin e 10-të kampionatit kroat u vendos nga goli i një shqiptari. Emir Sahiti realizoi gol në minutën e 59-të, duke i dhënë skuadrës së Hajdukut një triumf me vlera të mëdha, me ekipin ku bën pjesë sulmuesi 24-vjeçari që kryeson ligën.

Për Emir Sahitin ky është goli i dytë radhazi në kampionat, pas atij në shtëpi ndaj Lokomotivës së Zagrebit, takim ky i luajtur me 23 shtator. Futbollisti shqiptar po luan sezonin e tij të 3-të me radhë te ky ekip, pas një eksperience te Sibernik.

Kujtojmë që Emir Sahiti ka luajtur për Shqipërinë U21 në 11 ndeshje, ndërsa ka veshur fanellën e Kosovës 2 herë. Lojtari në fjalë është një nga më të mirët në qarkullim, me aftësinë e tij që e tregojnë më së miri shifrat.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular