Të tjera pamje kanë dalë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e 24 shtatorit, ku mbeti i vdekur efektivi i Policisë, Afrim Bunjaku.
Në pamjet e reja shihen pjesëtarët e grupit terrorist serb teksa largohen nga Manastiri, por ajo që vihet re është se katër serbët ikin me vrap ndërsa lënë të plagosur një tjetër bashkëpunëtorin e tyre.
Ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar kolegun e tyre i cili shtrihet në tokë dhe përpiqet të largohet.
Kujtojmë se gjatë sulmeve terroriste, mbetën të vdekur edhe 3 prej terroristëve serbë, ndërkohë që u arrestuan disa pej tyre.
Lidhur me ngjarjen pati reagime të shumta nga faktorët politik në Kosovë dhe faktori politik ndërkombëtar.