BallinaSportVIDEO/ Në fushë si zëvendësues, Myrto Uzuni gjen golin me Granadan, sulmuesi...

VIDEO/ Në fushë si zëvendësues, Myrto Uzuni gjen golin me Granadan, sulmuesi shqiptar ndëshkon Almerian

Pasi u fut në fushë si zëvendësues, Myrto Uzuni la gjurmë menjëherë me skuadrën e Granadas. Sulmuesi shqiptar ia doli të shënojë gol ndaj Almerias, në ndeshjen e La Liga. Uzuni pësoi dëmtim në takimin e kaluar, çka detyroi trajnerin Lopez që ta aktivizonte lojtarin shqiptar vetëm në pjesën e dytë. Për 28 vjeçarin shqiptar ky është goli i 3-të në elitën spanjolle, pas 8 ndeshjesh kampionat.

Hera e fundit që sulmuesi takohej me golin në kampionat daton me 18 shtator, në takimin shtëpiak ndaj Gironas. Gjithsesi, ai gol në Estadio Nuevo Los Cármenes (Granada) shërbeu vetëm për statistikë, pasi Granada u mund 2-4.

Kujtojmë që ai mori për dore skuadrën drejt ngjitjes në La Liga në edicionin që kaloi, duke “tundur rrjetën” jo pak por 23 herë. Më parë Uzuni ka kontribuar në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Hungari mbahet mend që ka veshur fanellën e Ferencvaros.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular