BallinaSportGranit Xhaka: Nuk ika nga Arsenali prej gruas, Leverkusen është klub i...

Granit Xhaka: Nuk ika nga Arsenali prej gruas, Leverkusen është klub i madh

Granit Xhaka më në fund ka thyer heshtjen duke sqaruar largimin e tij nga arsenali në drejtim të Bajern Leverkusenit. Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës kaloi 7 sezone të suksesshme në Premier Ligë me Arsenali, por gjatë merkatos së verës së fundit vendosi të largohej nga “topçinjtë” e Londrës për të nisur në aventurë të re me “aspirinat” në Bundesligën gjermane.

Në një prononcim për “NZZ Am Sonntag”, Xhaka ka treguar për vendimin që kishte marrë për tu larguar nga Londra dhe kalimin te Leverkusen. “Nuk erdha në Leverkusen si shef, por si një lojtar që kërkon një sfidë të re. Ndjeva sikur koha ime te Arsenali kishte mbaruar pas shtatë vitesh në Londër. Kam ardhur këtu si lojtar dhe person me përvojë”, tha Xhaka.

Të shumta ishin lajmet se Xhaka u largua nga Londra për shkaku të gruas së tij, Leonitës. Por mesfushori shqiptar e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se vendimin e ka marrë vetëm si futbollist. “Është shkruar se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër. Vendimin e mora vetëm si futbollist. Kam ardhur në një klub të madh në Gjermani që ka një plan dhe dëshiron të arrijë diçka. Sigurisht që ndryshimi ishte më i lehtë për ne, sepse dikur kemi jetuar në Dyseldorf, që është afër Mynshengladbahut, ku u rrit gruaja ime”, tha Xhaka.

Në fund Xhaka tregon presionin dhe kaosin që ishte tek Arsenali dhe qetësinë që ka gjetur në Leverkusen. “Mund të shihni se si është në të vërtetë nëse mund të stërviteni këtu çdo ditë dhe të jeni atje. Mund të punosh në paqe te Bajern Leverkusen. Nuk ka kaos, klubet e tjera janë më shumë në fokus. Ky është një avantazh. Tek Arsenal presioni është i ndryshëm. Por, ne kemi ambicie të larta sepse e dimë se kemi potencial të madh në ekip. Nëse vazhdojmë të punojmë kështu dhe mbajmë këmbët në tokë, mund të arrijmë diçka”, përfundoi 31-vjeçari kombëtares zvicerane. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular