BallinaSportVIDEO/ Fantastik në derbi, Armando Broja rikthehet te goli

VIDEO/ Fantastik në derbi, Armando Broja rikthehet te goli

Fantastik Armando Broja. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin me Chelsean, në ndeshjen ndaj Fulham. Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi, në ndeshjen e parë si titullar, Broja është takuar me golin, duke shpërblyer kështu besimin e dhënë nga trajneri i Bluve të Londrës, Pochetino.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë nuk ishte protagonist i londinezëve në sezonin që shkoi. Përveç dëmtimit, edhe forma fizike s’ishte e duhura, çka bëri që ai gjatë edicionin 2022/2023 të aktivizohej në 12 ndeshje dhe të shënonte vetëm një gol.

Te Southampton, në vitin e huazimit ndihmoi shumë skuadrën për arritjen e objektivave. 6 gola për ekipin nga Southampton ishin një tregues i qartë se në të ardhmen, lojtari mund të bëhej një nga më të mirët. Kujtojmë që ai ka luajtur edhe në Hollandë. Më saktësisht, në një sezon te Vitesse, numëroi 10 gola.

Chelsea më shumë se kurrë ka nevojë për një sulmues të tillë. Skuadra po vuan tejmase në sulm, me numrin e golave që ka qenë mjaft i pakët. Gjithsesi, si duket, trajneri Pochetino tashmë e ka zgjidhjen e duhur për ofensivën.
Sulmuesi shqiptar devijon sferën duke e çuar në rrjetë për të dyfishuar shifrat. (VIDEO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular