Nga Shpetim Axhami
Të përndjekurit politik, të bashkohemi për të fituar të drejtat.
Të përndjekurit politik, të bashkohemi për të fituar të drejtat.
Bashkë me z. Lurian MENA, pas një takimi me Kryetarin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politik z. Eh’tem Fezollari, ish-deputet i Partisë Lëvizja e Legalitetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë takimit ndër të tjera diskutuam…
Të përndjekurit politik janë kryesisht edhe legalistë që për kauzën e tyre mbretërore e bashkim kombëtar, diktatura komuniste i vrau, burgosi dhe i internoi, por asnjëherë nuk arriti të ju marrë dinjitetin e tyre.
Me ardhjen e pluralizmit dhe shembjen e diktaturës komuniste, kjo shtresë asnjëherë nuk u vlerësuan si duhet dhe nuk fituan të drejtat e tyre që ju takonin për të u integruar si edhe meritonin në jetën shoqërore.
Për Partinë Lëvizja e Legalitetit është detyrim
dhe përgjegjësi që nëpërmjet programeve dhe projekteve konkret për këto shtresa, si pjesë organike e jona dhe baza kryesore e së djathtës në Shqipëri, të vëmë në lëvizje çdo institucion shtetëror dhe të jemi gjithmonë në shërbim të plotësimit të kërkesave legjitime të tyre.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”