BallinaAktualitet“Thellësisht të shqetësuar”, Ambasada e SHBA reagon për kërcënimet ndaj prokurorëve: Duhet...

“Thellësisht të shqetësuar”, Ambasada e SHBA reagon për kërcënimet ndaj prokurorëve: Duhet ta kryejnë detyrën pa frikë, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim

spot_img
spot_img

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate në platformën X, lidhur me me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të drejtësisë në vend

Ambasada shprehet se hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim.

“Një sistem drejtësie pa frikë dhe frikësim është një kërkesë e drejtë e popullit shqiptar dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është thellësisht e shqetësuar për kërcënimet e dhunës ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike.

Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo frikësim. Shtetet e Bashkuara pohojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Shqipërisë që luftojnë me guxim korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe janë të gatshme të mbështesin përpjekjet e tyre’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular