Aktori Albano Bogdo, ka reaguar përsëri lidhur me situatën e krijuar me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ku në një deklaratë në emisionin e tij të ri, u shpreh për të vëllain e saj, këngëtarin Alban Ramosaj, se “ai është ai që iu q** motra në Big Brother VIP”.
Bogdo tha për emisionin “7pa5” se për Beatrix ka shumë respekt dhe ka menduar disa herë që ta telefonojë ose të kërkoje falje publike, por sipas tij “Beatrixi nxjerr (publikon) ndonjë perlë”.
Gjithashtu Bogdo nuk e sheh si të drejtë qasjen e fansave ndaj deklaratës së tij si një ofendim për femrat shqiptare teksa shprehte se, “është e tmerrshme ky fakti që po e kthejnë sikur meshkujt po ulin femrat unë nuk kam ulur askënd. Biles nuk kam folur për femra kam folur për vëllain e saj, është shaka për të qeshur”.
“Nga ana njerëzorë, se mua me kanë telefonuar shume koleg dhe dashamirës që jua vlerësoj faljen dhe më kanë thëne nuk te gjenë asgjë ti kërkosh një falje publike Beatrixit.
Por sa herë mendoj ti kërkoj falje Beatrixi nxjerr (publikon) ndonjë perle dje me konkretisht shkova në shtëpi me mendimin për ti bërë një telefonate apo mesazh apo status për faktin se është femër. Ky është humor normal siç bëhet në të gjithë botën.
Unë për Beatrixn kam shumë respekt madje kur ishte në “Big Brother” më kanë pyetur në një intervistë dhe kam thënë që lërini rehat nuk keni pse merreni me ta dhe jetën e tyre. Le të bëjnë çfarë të duan me trupin me dashurinë e tyre”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë që gjithçka filloi kur aktori i humorit Albano Bogdo në emisionin e tij ironizoi largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother.
Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nisën një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, që u konsiderua si trekëndëshi i dashurisë pasi aktori ishte në një lidhje me Bora Zemanin.
Ish-çifti dukeshin të dashuruar, por menjëherë pas përfundimit të spektalit u ndanë.
Donald Veshaj u rikthye në krahët e Bora Zemanit, duke nisur edhe bashkëjetesën sërish.