BallinaAktualitet“Janë orë të vështira”- Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael mesazh nga aeroporti...

“Janë orë të vështira”- Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael mesazh nga aeroporti i Tel Avivit: Po ndjekim të gjitha procedurat për sigurinë e shtetasve tanë këtu

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka dalë me një mesazh nga aeroporti i Tel Avivit për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje.

Kumbe shprehet se po kalojnë orë të vështira për shkak të luftimeve që po bëhen mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa thekson se ‘jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi”.

Sipas ambasadores po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shqiptarëve, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

Mesazhi i Ambasadores

Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit qe ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular